"Dhimbe e bukur", homazh i 50 krijuesve per Ali Podrimjen
Pena e Ali Podrimjes duket se do t'i rezistoje te gjithe koherave dhe kujtimit te shqiptareve per te. Edhe pse ndarja e tij nga jeta, para nje muaji, nuk e la ta festonte ditelindjen e shtatedhjete, prapeseprape kjo date nuk kaloi pa u shenuar. Miqte dhe adhuruesit e tij, ne organizim te Unionit te Shkrimtareve dhe Kritikeve Shqiptare, u mblodhen ne Teatrin Kombetar, per te promovuar librin me poezi dhe shkrime kushtuar Ali Podrimjes. Ky eshte libri i dyte qe i kushtohet Podrimjes, e qe botohet brenda nje muaji pas vdekjes se tij.
Homazh
Libri me titull "Dhimbe e bukur" permban poezi dhe ese te shkruara nga krijues te trojeve shqiptare, te cilat jane shkruar pas vdekjes se poetit. Duke folur per figuren e Podrimjes dhe iniciativen per te bere nje liber kushtuar atij, Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit te Shkrimtareve dhe Kritikeve Shqiptare, tha se brenda nje kohe shume te shkurte kane mberritur ne e-mailin e ketij unioni qindra shkrime kushtuar Podrimjes. "Brenda 24 oresh nga publikimi ketij lajmi ne adresen tone erdhen disa qindra shkrime te ndryshme per Aliun, nga te gjitha anet. Ishte e pamundur te lexoheshin te gjitha e lere me te perfshiheshin ne nje botim te vetem", - tha Sahitaj. Per librin foli edhe poeti dhe studiuesi i letersise Agim Vinca. Ai tha se libri "Dhimbe e bukur" permban poezi te krijuara nga krijues te ndryshem dhe te niveleve te ndryshme. Ai theksoi se ne kete liber jane permbledhur poezi, skica, vleresime dhe shkrime publicistike per poetin Podrimja. "Ne kete liber jane perfshire poezi te niveleve te ndryshme, qe nga ato qe paraqesin emocionet e castit deri te ata qe kalojne keto emocione casti", - tha Vinca.
Libri
Libri, te cilin e kane pergatitur Reshat Sahitaj e Begzad Baliu, ngerthen 38 poezi, 10 shkrime eseistike dhe nje in memoriam. Bytyqi tha se librit i paraprijne fjalet e rastit nga Reshat Sahitaj e Begzad Baliu, te mbajtura ne oren letrare ne shenje lamtumire me rastin e vdekjes se Ali Podrimjes, te organizuar nga Unioni i Shkrimtareve dhe Kritikeve Shqiptare, me 24 korrik. "Pas ketyre fjaleve, sipas rendit alfabetik, kane zene vend poezite, qe jane ne numrin me te madh, pastaj shkrimet eseistike, fjalet kujtuese e perkujtuese per poetin dhe per vepren e tij etj.", - tha Bytyqi. Krijimet per Podrimjen ne kete liber hapen me vargjet e Agim Vinces, ndersa mbyllen me ato te Visar Zhitit. Disa nga emrat tjere, qe i kane kushtuar vargjet e tyre poetit jane: Gani Xhafolli, Iliaz Bobaj, Jolanda Lila, Jonuz Fetahaj, Namik Selmani, Nexhat Rexha, Selajdin Krasniqi, Timo Flloko etj.