E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi: Paqen dhe sigurinë në Veri s’do e cenojnë kriminelët, do ndëshkohen me forcën e ligjit

14-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot disa detaje rreth planit operacional për funksionalizimin e plotë të kontrollit në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Sipas tij Qeveria, së bashku me Zyrën Civile Ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes të qartë për normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë. “Funksionalizimi i tyre do të bëhet duke iu nënshtruar disa rregullave strikte. KFOR-i do të operojë në pajtueshmëri me mandatin e tij. Autoritetet e Kosovës do të kenë autoritetin komandues, ekzekutiv. Policia e Kosovës, doganat dhe EULEX-i do ta kenë në dispozicion personelin dhe resurset për kryerjen e kontrolleve”- u shpreh Thaçi. Ai ka ripërsëritur vendosmërinë e tij se veprimet që do të ndërmerren në ditët në vijim nuk do të mund të pengohen nga strukturat kriminale që mbajnë peng veriun e Kosovës tashti e 12 vjet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›