Rikthehet ne burg gardisti i 21 Janarit
Prokuroria kërkoi rekurs ne Gjykatën e Larte dhe kjo e fundit ka vendosur te prishe vendimin e shkalles se dyte, qe vendosi lirimin e tij dhe te lere ne fuqi atë te shkalles se pare për 30 dite arrest. Tashme Çelës i mbeten edhe 10 dite burg nga masa qe ka dhënë gjykata e shkalles se pare. Sadik Çela se bashku me disa gardiste te tjerë te njësisë speciale Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj dhe 4 funksionare te larte te gardës se republikës, u ndaluan nga Prokuroria me 10 shkurt te këtij viti, si te dyshuar për vrasjen e protestuesve, gjate demonstratës se 21 janarit, përpara godinës se qeverise. Aktualisht i vetmi qe ndodhet ne qeli nen masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” është shefi i shtabit të njësisë speciale, majori Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit nga Gjirokastra, Ziver Veizi.
Shiko kroniken video