Nga manifestimi i rrugëve, te ngërçi është si hane Shan, Hane Bagdad!
Edi Rama vajti në Bruksel me shpurën e vet për të bindur, së paku, socialistët europianë,që ta përkrahin në tekat e tij patologjike, për justifikimin e bojkotit, të bllokimit të Partlamentit dhe të protestave të rrugëve. Por gazeta „55“ e ka dhënë mendimin e saj prej kohësh, se e majta shqiptare nuk i përngjan as për së largu së majtës europiane. Kjo jona është një farë e majte që europianizmin e ka vetëm si një slogan, që ta ketë më të volitshme stimulimin e nostalgjisë enveriste, me intervistat antidemokratike të enveristit Ramiz Alia, me propagandën helmuese të Zonjës së Zezë për ekzaltimin e diktatorit dhe të diktaturës, me mbylljen e vendit tonë sipas botëkuptimit enverist të autarkisë, të shprehur troç nga lejtënanti i Edi Ramës, Gramoz Ruçi, që ka deklaruar në emër të PS-së kapur nga ER-ja, që “Këshilli Europian të shohë punët e veta” (!). Shkurt, kemi të bëjmë me një të majtë sui generis.Tani kjo e majtë demokratike europiane po i flet më shkoqur ER-së, i cili e ka përsonalizuar politikën gjer në atë farë feje, sa të mëtojë që e majta ”e tij” mund të pozicionohet edhe kundër interesave shqiptare! Dhe thotë se s’është politikan! Le të mos jetë, aq mqë mirë. Por mos t’i japë udhëzime Gramozit që të bëjë politikë izolacioniste, pastaj! Apo do të shkojmë në gjurmët e afarosjes së interesave kombëtare prej E. Hoxhës!Me këtë lloj “politike” dhe me veprimet e tij të “rrugëve” Edvini po merr përgjigjet që i ka hak, jo vetëm nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, z. Libor Ruçek, por edhe nga njëri prej perosonaliteteve më të shquar të së majtës europiane, z. Hanes Svoboda. Ky nuk u luhat që t’ia jepte mandatën: “Asnjë institucion (për hapje kutish votimi) nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatës”. Domethënë se ER-ja vajti për lesh dhe u kthye i rruajtur e i krruajtur! 12 vjet më parë, në një esé të një shkrimtari tonë të madh është shkruar diçka që ka aktualitet të madh për çështjet për të cilat po flasim. Po e citoj: “Në kushtet e demokracisë turmat vulgare, të fshura para fjalës “popull”, mund të kthehen në varrmihës të demokracisë, po aq sa tiranët, në mos më keq”. (Sh.B. Onufri, 1998). Edvini edhe fjalën “popull” e pështiros, si aman o Zot! “Popull i majtë”! Megalomania e ka përthithur gjer në vuajtje nga amnezia. Harron që u ngjir për të na bindur se i përfaqësonte njerëzit “përtej së majtës e të djathtës”! Paçka se me këtë personalizim që ia ka vënë në dukje LMN-ja, përveç gafave të tjera) i humbi zgjedhjet duke pranuar, në fakt, humbjen; përderisa ka shpallur se numërimi i kutive, sido që pas pilafit, nuk do të ndryshonte raportin e forcave. Pra, nuk mëtonte se do t’i shmangej pozicionimit në opozitë. Nga ana tjetër, që të mos humbiste kreun e PS-së, sipas statusit të saj, bëri një katrahurë të tërë, me rebusin se është fitimtar! Por kundërthëniet e tij s’kanë të sosur! Ai mund të hipnotizojë me sofistikime zonjën Aneta, paçka se asaj iu përplas balta, në mënyrën më të ulët nga i biri, për akuzat poshtëruese kundër bashkëshortit të saj, babait të vet. Ai mund t’ia errësojë gjykimin edhe ish-së vjehrrës, zonjës Marie, gjer në atë pikë sa t’ia atrofizojë edhe ndjenjësinë ndaj së bijës dhe të shpallë, pa qenë fare nevoja, se do të votonte për PS-në e Ramës! Veçse ER-ja me popullin e thjeshtë gjeti belanë në SHBA, kur një ish-i përndjekur e mbërtheu keqazi, duke e quajtur Edi Kristaq Rama, me aluzionin se kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela. Nuk i mbetej veçse mohimi (!) – ndonëse firma e Kristaqit edhe pardje doli në fac símile. * * *Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën Edrama e ka drithëruar me keqtrajtime dhe me kërcënime se anëtarët e saj, gjithmonë në rritje, do të përjashtohen nga partia, mori në Strasburg inkurajimin se manifestimet rrugore, bllokimi i Parlamentit dhe bojkoti i zgjatur gjer në anormalitet janë të papranueshme për një demokraci, të frymëzuar nga interesat e vendit për liberalizimin e vizave dhe për aderimin sa më të shjpejtë në Bashkimn Europian.Në këto institucione demokratike nga të cilat pelegrini intrigant doli si rruar - qethur, Edvin Kristaq Rama, i dehur me vetveten si një narciz i pakorrigjueshëm, me mahnitjen pas fjalëve të bëra bozë tanimë, bojkot dhe rrugaçëri të yshtur me pare në dorë, mësoi, - me hidhërim të madh, edhe një fjalë tjetër: ngërç! Këtë fjalë ia mësuan atje ku vajti të qante hallin: e ke çuar në ngërç vendin! Kjo fjalë e zëvendëson shumë mirë atë kuptimin e shkruesve që kanë filluar të harrojnë shqipen: impas! Sipas fjalorëve, kjo shqipërohet në “rrugë pa krye”, “qorrsokak”. Një zhgënjim i madh për atë që është stërvitur të bëjë oratori boshe në rrugë dhe në rrugica... Shkoi, kësisoj, nga bulevardi te sokaku. Mbase i kujtohet “sokaku i të marrëve”, nëse ka lexuar Kadarenë. Por ata të cilëve ua ka prurë në majë të hundës, e kanë shndërruar mbiemrin nga shumësi në njëjës: Sikaku i të marrit! Sa poshtë ka ra katuni,- tha një shkodran.Mjaft vazhgues të mprehtë e kanë vënë ré këtë zemërim të brendshëm, -me ftohtësinë e akullt me të cilën e pritën, - në thellimin nën sy të harqeve të lugëta, në ngjyrë manushaqe të errët, nga pagjumësia që po e bren përbrenda, se po i dalin paudhësitë. Nuk ka kozmetikë dhe nuk e ka aftësinë asnjë farë makijazhi që ta shpëtojë pacientin nga ky shformim i indeve të thelluara të një fizionomie që po e tradhton vetveten.Ajo shprehja “turmat vulgare” , që pamë në atë esenë mbresëlënëse, nuk ka as cilësinë e një manifestimi të mirëfilltë, meqë blerja e pjesëmarrjeve me pare në dorë dihet, tanimë, nga gjithkush. Por nuk janë të pakët edhe bashkiakët në varësi të Ramës, që kanë thënë konfidencialisht se vajtja ka qenë e detyruar, nën rrezikun e pushimit nga puna. Pra, në të vërtetë, s’kemi të bëjmë me manifestime serioze, por me orvatje trazirash për të bërë kaos, me shpresë se mos përfiton ndonjë post edhe i eturi për pushtet, Spartak Ngjela që e quan dhunën si ligjshmëri! Sepse kërkon të marrë pushtetin brenda tri ditësh, - ditë të harruara, - ky “legjislator” që nuk di kuptimin thelbësor të ligjit. Kështu, faktori ndërkombëtar, që e ka të qartë se ku synon arrivizmi i Ramës, është bërë i saktë edhe në terminologji: Rama është krijuesi artificial i një ngërçi!Tani i jepët rasti edhe propagandistëve të së vërtetës se Rama e ka çuar gjendjen në një ngërç. është një ngërç nga i cili kërkon privilegje të pamerituara. është një taktikë përfituese, por naive. Fabrikojmë një zallamahí, që të pengojmë rrugëtimin e Shqipëtisë drejt progresit europian dhe pastaj kërkojmë të hyjmë në pazare: ç’do të më jepni që ta hap traun e postbllokut me kahe drejt Europës?Kjo strategji e neveritshme nuk pranohet as nga e djathta demokratike, as nga e majta progresiste e LSI-së, as nga të majtët që duan demokracinë e mohuar brenda radhëve (LMN-së). Ramës po i afrohet gjithmonë e më tepër vetmia politike. Po i mbetet vetëm ai vulgu që u përmend, nga i cili askush nuk bën prokopi. I mbeti në dorë vetëm ngërçi, pjellë e tij, vlera e të cilit llogaritet në pesë qindarka. Por edhe pagjumësia tani s’po i ndahet.. Për këtë të fundit, shih e shkruaj!...