T’u shpjegosh jashtëtokësorëve paradokset e botës
Në vitin 2009 një organizatë humanitare filloj të ndërtoj disa shkolla në veri të Republikës Demokratike të Kongos, që është çarë në luftëra. Midis administratorëve të projektit është edhe djali im Jim, kështu në shtëpi erdhën në disa foto digjitale të shkollave në ndërtim, fëmijë që luajnë dhe shenja të tjera të faktit që gjërat po përmirësohen. Qëndroj gjithmonë mosbesues përballë këtyre sinjaleve inkurajuese të ndërlidhjes globale. Iniciativa humanitare është financuar nga një agjenci norvegjeze, e drejtuar nga një 40 vjeçar anglez që ka studiuar në katër vende të ndryshme, dhe i referon nëpërmjet internetit një organizate që gjendet mijëra kilometra larg në distancë dhe është projektuar nga kaskat blu të Pakistanit. E gjitha kjo në Goma (qytetet në Kongo), ku shkrimtari Joseph Conrad ambientoi romanin e famshëm “Zemër e errësirës”. Duket të jetë një botë tjetër, e përmirësuar duke pasur parasysh 100 vjet më parë.Por pastaj vijnë lajmet e këqija. Disa muaj më parë programi i ndërtimit të shkollave ka gjetur disa vështirësi, sepse 100 mijë refugjatë ruandezë kaluan kufirin për t’u ikur ushtrisë (lufta midis Hutu dhe Tutsi, pra vazhdon akoma). Dhe pas një jave organizatorët dhe operatorët lokalë u gjendën, në mes të natës, midis zjarrit të kryqëzuar të rebelëve dhe forcave speciale të ushtrisë kongoleze. Pas 6 orësh terror u shpëtuan nga forcat e OKB-së.Në planetin tonë ndodhin gjëra shqetësuese. Nga një anë shikojmë sinjale të progresit dhe të një prosperiteti nga Kanadaja deri në Kinë, nga Australia në Brazil: teknologji të reja, një rritje të shkëmbimeve tregtare të kryeqyteteve, mallra, shërbime, turistë, studentë dhe njohuri. Nga ana tjetër, konstatojmë shenja të qarta të çrregullimit: katastrofa natyrore, jo-stabilitet ekonomik, luftëra civile, probleme kufijsh, dhunim të të drejtave të njeriut dhe manifestime verbuese të nacionalizmit. Si mund ta shpjegojmë këtë njëkohësi globale të çrregullimit tribal? Nëse do të na duhej të ilustroheshin gjendjen një grupi jashtëtokësorë në mision eksplorues në tokë në fillim të 2010, do gjendeshim duke klasifikuar një serë paradoksesh dhe shpjeguar jashtëtokësorëve se e ardhmja e tokës synon drejtime të ndryshme.Paradokse Globale/Në planin teknologjik, karvani i progresit duket se ecën më shpejtësinë e dritës. Nuk kalon ditë pa u deklaruar se doli një tip i ri celulari, një rritje të shpejtësisë së shpërndarjes së informacionit, një zbulimi i mjekësor e kështu me radhë. Por në sektorë si financa, tregtia dhe shpenzimi publik skenari është i pështjelluar. “lëkundjet”, si kriza e 18 muajve të fundit të tregjeve të kredivesubprime, të bankave dhe bizneseve, janë në rang të ditës, por nuk janë e vetmi shkak i kaosit të fundit ekonomik. është sikur anija e ekonomike globale gjendej përpara një furtune të tmerrshme, por arriti të shpëtoj. Ka njerëz të rinj në timon dhe ndoshta nga lindja mjegulla po shpërndahet, por marinarët ekspertë e dinë që syri i furtunës mund të jetë më i qetë sesa turbullira që e rrethon.Përsa i përket botës së politikës, do të ishte e vështirë t’u shpjegosh jashtëtokësorëve kushtet në të cilët gjendemi. Për motive të çuditshme historike, 6, 5 miliardë njerëz që banojnë planetin tonë janë ndarë në 192 kombe të ndryshme, të mëdhenj e të vogël, të pasura dhe të varfra, paqësore dhe të përçarë nga lufta, çdo njëra prej saj ka një flamur, një himn, një ushtri e kështu me radhë. Kjo situatë do të ishte e tolerueshme në qoftë se vendet do të ishin në një harmoni me natyrën. Por nuk është kështu. Në këtë moment lufta në republikën Demokratike të Kongos dhe në Ruanda është një furtunat e rrezikshme me të cilët po përballet OKB-ja ta mbajë nën kontroll, pa e ndarë vëmendjen nga zjarret që ziejnë në Irak, Iran, Afganistan, Pakistan dhe Kashmir.Më mirë një hap prapa/Në këtë pikë jashtëtokësorët sigurisht do t/u mjaftonte për t’u kthyer në shtëpi. Toka nuk është një vend ku mund të okupohet nga një formë e jetës inteligjente, është ideale për modelet e fundit të telefonave Blackberry çdo ditë e më të sofistikuar, por për pjesën më të madhe të pjesëtarëve të species së saj dominante është një planet ku nuk bëhet një jetë e gëzueshme. Dhe nuk është e bukur të gjendemi në një nga qytetet që i ngjasojnë Gomës së Kongos.Por, në ndryshim nga jashtëtokësorët, ne duhet të qëndrojmë këtu, në këto kondita ekonomike kaotike dhe politike, në pritje që liderët tanë më të ndërgjegjshëm, funksionarët e organizatave të mëdha, bankat dhe mjetet e informimit të përmirësojnë gjërat ose të paktën të bëjnë të mundur që të mos për keqësohen. Në dekadat e fundit planeti ka bërë sigurisht shumë hapa përpara dhe sigurisht që në të ardhmen do të bëjë të tjera. Por, do të këtë prapë furtuna dhe kështu do të vazhdojmë të jemi të besuar në qeveritë tona dhe organizatave ndërkombëtare, me gjithë defektet tona, për të mbajtur mbi sipërfaqe një anije të botës dhe duke i lejuar të lundrojë. Por nuk do të jetë një ushëtim i lehtë.Lindur në 1945 në Wallsend, Britani e madhe, autori është një nga personat më të respektuar ne botën e gazetarisë, shkrimtar dhe profesor i Historisë Ndërkombëtare në “Yale University”- SHBA. Përgatiti L.Lita...