Kriza, Edi Rama sot tjeter në tryezë, atë me aleatët
TIRANE-Kryetari i PS-se, Edi Rama do të mbledhe sot rreth ores 11:30 aleatët pas tryezës së djeshme të presidentit të Republikës. Pjesmarrës pritet të jenë Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe Skënder Gjinushi. Ky takim pason atë që kreu i PS, Edi Rama zhvilloi mbremjen e djeshme, pak ore pas tryezes së Presidentit. Mbrëmjen e djeshme Rama takoi një grup deputetësh të PS-së, me të cilët u konsultua edhe një natë para se të shkonte në tryezën e negociatave. Burimet bëjnë të ditur se takimi ishte informues në lidhje me të gjitha çfarë ai bisedoi së bashku me Gramoz Ruçin, me Berishën dhe Patozin. Rama ka kërkuar nga deputetët e vjetër të PS-së si Dokle, Majko, Ruçi, Xhafa, Leskaj, Braçe etj, edhe mendime për vijimësinë e hapave drejt zgjidhjes së krizës dhe ecurisë së dialogut me Berishën. Edhe në këtë takim, Rama dhe deputetët kanë qenë të vendosur të mos heqin dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit. Kjo konsiderohet kërkesa numër një nga PS-ja. Nuk është e qartë nëse në ditët në vijim do të ketë ndonjë qëndrim të ri të PS-së apo ndonjë propozim të ri për maxhorancën, por Rama ka vendosur të jetë në kontakt të vazhdueshëm me deputetët socialistë, aleatet e PS, ashtu si edhe me faktorët ndërkombëtarë. Dje Edi Rama u ul ne tryezen e Presidentit Topi per te negociuar me Berishen rreth nje zgjidhje. Por pas takimit me dyer te mbyllura, kreret u deklaruan per mediat me pas se nuk jane lekundur nga qendrimet e tyre.Prej afro 6 muajsh deputetët e PS-së të opozitës kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë duke pretenduar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me hapjen e kutive të votimit. Por shumica thotë se hapja e tyre është joligjore dhe e pamundur sa kohë, sipas saj, kanë folur gjykatat e vendit. (d.b/BalkanWeb)