(Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave) Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për një shtesë në vendimin nr.134, datë 7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për vërtetimin
(Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave)
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për një shtesë në vendimin nr.134, datë 7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, për përdorim jashtë vendit dhe dokumenteve të huaja, për përdorim brenda vendit"".
Ky vendim parashikon që Përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Greqi të bëjë legalizimin e dokumentave të qytetarëve shqiptarë, të lëshuara në Republikën e Shqipërisë për përdorim jashtë vendit. Legalizimi i këtyre dokumenteve nga Përfaqësia jonë në Greqi do të kryhet deri në fund të vitit 2003.
Miratimit i këtij vendimi lidhet me shqetesimet dhe me vështirësitë që kanë hasur qytetarët shqiptarë në Greqi për legalizimin e dokumentave të tyre, sidomos në këtë periudhë kur emigrantëve iu bëhet rinovimi i dokumentave nga autoritetet greke.
Ky vendim, qe miratoi sot Qeveria do të ndihmojë shumë emigrantët shqiptarë për legalizimin e shpejtë të dokumentave të tyre.