E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet trafikanti i klandestinëve

Policia e Komisariatit të Ballshit ka vënë në pranga 33- vjeçarin Yzeir Brakaj, i cili ishte shpallur në kërkim që nga data 6 qershor e këtij viti. Mësohet se ndalimi i 33-vjeçarit të kërkuar është bërë për akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Ballshit, Yzeir Brakaj është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, në banesën e tij në Ballsh. Sipas policisë, Brakaj rezulton të ketë qenë edhe një herë më parë i dënuar për veprën penale të vjedhjes. Po burimet policore shpjegojnë se 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim qysh prej një muaji, pasi ka ndihmuar në mënyrë të paligjshme kalimin e kufirit të shtetasit me inicialet F. A., kundrejt një shumë prej 700 eurosh. Sipas policisë 33-vjeçari kishte krijuar një linjë trafiku klandestinësh dhe kishte kohë që punonte. Ai ishte denoncuar nga klandestini me inicialet F.A, pas kapjes së tij nga policia greke, e cila më pas e kishte riatdhesuar. Gjatë marrjes në pyetje të klandestinit ai kishte treguar se rrugën që kishte ndjekur ia kishte orientuar Yzeir Brakaj. Menjëherë për të policia nis procedimin penal dhe e shpall në kërkim për ta vënë në pranga orët e vona të mbrëmjes së shtunës. Dosja në ngarkim të 33-vjeçarit i është dërguar prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›