Nga paniku, Edvini sulmon edhe bashkinë e vet, veç që të mos pranojë humbjen

Flet pas Samitit të PPE-së, Kryeministri Sali Berisha: “Listat e zgjedhësve, Edi Rama po akuzon drejtuesit vendorë të PS-së. Qeveria shqiptare, kërkesë Parlamentit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit”
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë përgjatë dy ditëve, në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel. Në këtë Samit, Kryeministri Berisha i njohu të pranishmit me zhvillimet dhe situatën në Shqipëri, si dhe kërkoi mbështetjen qeverive të vendeve pjesëmarrëse për dërgimin e një numri sa më të lartë vëzhguesish për zgjedhjet lokale të 8 majit, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të sa më transparente. Kryeministri garantoi kryetarët e shteteve në këtë samit, për përkushtimin e qeverisë shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, kryeministri drejtoi një falënderim me mirënjohje për te gjithë Presidencën e EPP-se, qe mbështeten vendosmërisht Shqipërinë dhe vazhdojnë ta mbështesin atë. Pas punimeve të samitit të PPE-së, kryeministri Berisha deklaroi se çështja e listave të zgjedhësve e ngritur nga opozita dy ditët e fundit, është një problematikë e brendshme e vetë PS-së, ku siç edhe kuptohet Edi Rama s’ka besim as te të zgjedhurit vendorë socialistë, të cilët kontrollojnë dhe qeverisin bashkitë më të mëdha në vend.
A besoni se zgjedhjet lokale ne Shqipëri do sjellin ndryshim te situatës politike? Cili është komenti juaj për vërejtjet e opozitës lidhur me listat e zgjedhësve ?
Së pari jam këtu në një Samit, me te rëndësishmin, ku merrnin pjesë të gjithë kryetaret e qeverive të vendeve te BE qe qeverisen nga partitë e qendrës se djathte. Dhe ky ishte një Samit jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne ketë Samit, lidhur me pyetjen tuaj, pata rastin te njihja te pranishmit mbi zhvillimet dhe situatën ne Shqipëri, të ftoj dhe të kërkoj mbështetjen e tyre me vëzhgues, që zgjedhjet e 8 majit të jenë të vëzhguara dhe plotësisht transparente. Dhashë të gjitha garancitë e mia, për përkushtimin e qeverisë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Po listat e zgjedhësve...?
Në të gjitha qytetet e mëdha qeveris opozita. Me sa shoh unë opozita po ankohet drejt vetes së vet. Unë nuk mund t’i nxjerr atij kurrë dyshimin. Njëherë akuzoi 20 000 komisionerë, tani akuzon qeveritarët e tij vendorë. Këto janë probleme të brendshme të opozitës. Ajo çka unë mund t’u garantoj ju është përkushtimi i plotë dhe total, një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Çfarë mbështetje morët ju, nga liderët e djathtë dhe nga cilët anëtar do përbëhet delegacioni që do vijë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet?
Kërkesa ime ne këtë rast ishte qe qeveritë, sepse ODIHR përbehet nga vëzhgues qe dërgojnë qeveritë, ministritë e jashtme, pra kërkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhëzojnë ministritë e jashtme respektive për t’i dërguar ODIHR-it vëzhguesit, sepse numri i përgjithshëm ka rëndësinë e vet. Kjo ishte kërkesa e parë. Natyrisht, unë kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe ky ishte një rast për t’i falënderuar me shumë mirënjohje të gjithë Presidencën e EPP-së, miqtë e mi që mbështetën vendosmërisht Shqipërinë dhe e mbështesin atë.
E konfirmoi zoti Buzek dërgimin e delegacionit pas ftesës së bërë?
Presidenti Buzek po shqyrton kërkesën që i ka bërë zonja Topalli. Duhet kuptuar që normalisht, Parlamenti Evropian nuk vëzhgon zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kanë një status më të veçantë dhe ato vëzhgohen nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, por përpjekjet po bëhen serioze për të patur edhe një delegacion të Parlamentit Evropian, për të qenë të pranishëm në formën që e gjykon Parlamenti më të arsyeshme.
Konsiderohet se këto zgjedhje janë vërtet të rëndësishme edhe pse janë lokale nga liderët e djathtë?
Pa diskutim, çdo zgjedhje është e rëndësishme. Por pata kënaqësinë e madhe t’i njihja në mënyrën më të plotë, për sistemin e numërimit të Shqipërisë, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së e vlerësoi si më të saktin në botë. Kjo ishte deklarata që bëri. Një sistem i mrekullueshëm për vende që kanë pretendime. Dhe bazuar në këtë deklaratë të OSBE-së ju jeni i bindur që zgjedhjet lokale të 8 majit do sjellin një ndryshim në Shqipëri? Shqipëria i bën këto zgjedhje duke disponuar tani një nga infrastrukturat me moderne. Ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë si qeveri dhe si mazhorancë.
Po në rastin që opozita nuk do t’i njohë...?
Nuk është qeveria ajo që udhëheq opozitën as dhe i dikton opozitës.
...