E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama më në fund shpall sloganin “Kandidova, s’kisha ç’bëj, isha në hall”

25-03-2011 / Gazeta 55

Zgjatja e bërja tërkuzë e lojës së Edi Ramës, me talljen e kandidatëve të emëruar, për kandidatë të bashkisë së Tiranës, mori fund dje. Nga dje, Pandeli Majko, Blendi Klosi, Erion Veliaj, Eduart Shalësi, Besnik Baraj, Mimi Kodheli., etj., etj., do të jenë ish-kandidatë për kandidatë për kryetar të bashkisë së Tiranës. Do me thënë, do të ndajnë fatin e tyre të keq, me Maqo Lakrorin, një tjetër ish-kandidat për kandidatë... Sepse..., sepse..., Edi Rama, më në fund  “ia bëri bam” dhe e shpalli mbrëmë kandidaturën e tij, për kryetar të bashkisë së Tiranës. Me shpalljen e djeshme, për Edi Ramën, fillojnë ditët e kiametit. Paradhënien e bëri të ditur dje vetë Edi Rama, kur, duke mos prezantuar asnjë alternativë për qytetin, por thjesht duke komunikuar vendimin se gjithçka që do thuhet gjatë fushatës, do të jetë politike, e s’do të ketë të bëjë as me qytetin e as me alternativat për ta nxjerrë komunitetin nga kolapsi. Oferta e vetme e kryetarit të PS-së ende në detyrë mund të përkthehet si “Kandidova, s’kisha ç’bëj, isha në hall”, duke deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë një referendum për fatin e tij personal, por ky proces po shndërrohet edhe në një shans të artë për pensionimin e tij politik

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›