Filloi e Ardhmja e Tiranës

Lulzim Basha dorëhiqet nga funksionet e ministrisë së Brendshme dhe nga mandati i deputetit për t’iu përkushtuar qytetit të Tiranës, deri më tani të marrë peng nga karteli i Edi Ramës. Me kandidimin e tij, zë fill alternativa e ndryshimit edhe për bashkinë e Tiranës, duke ngjizur të ardhmen e një kryeqyteti, që tani do qeveriset e jo të keqqeveriset
Kryeqyteti shqiptar është pleksur nga darët dhe zinxhirët e korrupsionit; darë dhe zinxhirë të cilat kanë një afat “ligjor”, të parashikuar në Kodin Elektoral, për t’u çmontuar dhe zvarritur si shenjë e shprehjes së zemërimit qytetar ndaj keqqeverisjes 11 vjeçare. Zgjedhjet e 8 majit janë ndalesa më e çmuar për t’i dhënë fund tromaksjes gati një dekadë, shokimit shumëvjeçar të politikës nevrastenike të kryetarit në ikje të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Mes shumë alternativave dhe kandidaturave të forta, mazhoranca i ka besuar “betejën” e Tiranës një prej personaliteteve më të vlerësuara të saj, Lulzim Bashës. Karakteri dhe profili prej protagonisti, progresisti dhe reformatori të suksesshëm, z.Basha i është drejtuar një prej synimeve më të mëdha triumfatore; “kthimin e qytetit të Tiranës tek qytetarët”. Me Lulzim Bashën ka nisur një erë e re raportesh dhe diskutimesh, balancash dhe trajtimi problematike të qytetarit, të lënë në mëshirë të fatit prej më shumë se 10 vitesh. Shpërfillja, nëpërkëmbja, indiferenca dhe shkelmoja e interesave të qytetarëve, ishte bërë motoja administrative e Edvinit gjatë 11 viteve në krye të bashkisë më të madhe të vendit. Tirana është asfiksuar nga betoni dhe apartamentet shumëkatëshe, pjesa dërrmuese e të cilave pa leje mjedisore. Mungesa e hapësirave të gjelbra, vjen si rrjedhojë e kthimit të pronave publike në parcela private të mafies së ndërtimit me lider të padiskutueshëm Edi Ramën, i pasuar nga Koço Kokëdhima, Dash Peza, apo edhe ndërtues të tjerë. Edi Rama më 21 janar dogji kryeqytetin, në mes të ditës i vuri flakën bulevardit qendror të kryeqytetit; shkatërroi dhe hodhi në erë ambicien e qytetarëve për një Tiranë të pastër, të gjelbër dhe për një Tiranë në paqe. Më 21 janar, Edi Rama u kthye në njeriun më të rrezikshëm për çdo banor të kryeqytetit. Shprehjet e tij, ligjëratat dhe kërcënimet përmes fjalimeve të mbushura me tone të ashpra konfliktualiteti, duke ngjallur panik, frikë dhe tmerr te qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Njeriu i te “premteve të zeza”, të cilat e ktheu në një formulë praktike dhe si sëmundje kronike, që pllakoste dhe fundoste dëshirën dhe ambicien e qytetarëve për një qytet me perspektivë si simotrat Evropiane, ashtu sikurse edhe vendi në tërësi, Shqipëria, vazhdonte stadet e konfirmimit si vend potencial për integrimin Evropian. 21 janari dhe protestat e mëpasshme, ishin ngjarjet më të shëmtuara, vulgariteti, huliganizmi dhe prirja e njeriut të dhunshëm që mbarte në ndërgjegje Edi Rama dhe ndjekësit e interesave financiare. Me Lulzim Bashën, nis një epokë e re e qytetit të shqiptarëve, kryeqendrës së Shqipërisë, që duhet t’i shëmbëllejë progresit dhe prosperitetit të vendit në tërësi. Tirana bëhet e qytetarëve pas 8 majit të lavdishëm, 8 majit që do çmontojë dhe demontojë kryeqytetit nga politika e mbrapshtë, hajdutëse, klienteliste dhe nevrastenike. Pjellë kjo e një kryetari në ikje, i cili edhe pse në prag të kolapsit të frymëmarrjes, shpreson dhe shpreson se do ia dalë të kryejë adetet e manipulimit të tipit “alla certifikata”. Por, 2007-a nuk rikthehet dhe as nuk ka për t’u rikthyer; qytetarët do t’i bëjnë gjyqin e merituar kryetarit të dhunshëm që për asnjë moment s’mendoi për problemet e qytetit dhe qytetarëve. Aferat e korrupsionit 20 për qindësh, krim i cili rëndon direkt mbi interesat modeste të qytetarëve dhe taksapaguesve të kryeqytetit, janë një tjetër hesap i pa kryer i Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Edi Rama dhe falangat e tij të krimit janë bërë “mortaja” dhe “kanceri” i shoqërisë shqiptare. Lulzim Basha është shpëtimtari i vetëm i qytetit të Tiranës; e ardhmja e Kryeqytetit, i cili duhet t’i shëmbëllejë progresit dhe prosperitetit të Shqipërisë në rrugën e integrimit Evropian.
...