Kombëtarja dhe “frika” e FSHF-së

"Lista do të dalë të hënën, të martën"...Federata Shqiptare e Futbollit është e vetmja në botë që vesh me mister bërjen publike të listës së futbollistëve të Komëbtares kuqezi. Nëse simotrat e tyre e kanë bërë prej disa ditësh (Sllovenia, kundërshtarja jonë e 24 marsit, e ka bërë publike qysh më datën 9 mars), e jona, si për cdo rast e ka shtyrë për ndonjë "rregullim" të fundit.
Askush nuk e merr vesh, se përse "plaku matuf" (një epitet i vendosur nga Edvin Murati për Baric)nuk e publikon atë, dhe aq më tepër askush nuk e kupton se përse Sektori (punëshumë) i Kombëtares dhe Beci ("kompetenti") e fsheh atë në dosje, dhe aq më shumë se përse siti (i varfër) zyrtar i FSHF-së nuk publikon asgjë nga zëdhënësi Lys Nurishmi.
Nejse, sa më shumë të paditur (të djallëzuar) të ketë në FSHF, aq më mirë ecin punën e tyre, por jo ato të futbollit shqiptar.
Në fund të fundit, Baric e ka marrë një pikë dhe është në pritje të 6 pikëve me Luksemburgun....
Nejse ata mezi publikojnë rezultatet e ndeshjeve të futbollit shqiptar. Rrogën e majme e marrin gjithsesi.... Amin!