Bolonja rimendon për Igli Taren

Albania-sport- Igli Tare është me të vertetë shumë pak i përdorur te Lacio, dhe për këtë sulmuesi shqiptar është duke marrë në konsideratë idenë e ndërrimit të ambientit në fund të sezonit aktual. Një nga të interesuarat është Bolonja, e cila është duke vlerësuar ipotezat e kalimit të lojtarit, që ka veshur fanellën kuqeblu për dy sezone, duke shënuar 11 gola në Serinë A, përpara se të transeferohej në kryeqytetin italian. Lajmi bëhet i ditur nga siti italian sportal.it.