Nga ushtar i bindur i partisë, në martir i revoltës popullore
Imre Nagi ka qenë Kryeministër i Hungarisë dhe figura simbolike e revoltës popullore të vitit 1956. Para 50 vitesh, më 16 qershor 1958, ai u ekzekutua në Budapest.
Para 50 vjetësh, më 16 qershor 1958, vdiq figura më e njohur, simbol i revoltës popullore hungareze të vitit 1956, Kryeministri Imre Nagi. Atë e varën në litar pas një procesi të fshehtë. Tani, rreth një gjysmë shekulli pas vdekjes së tij distanca kohore të jep mundësinë për të bërë një vlerësim të diferencuar të rolit të tij në historinë e re të Hungarisë dhe para së gjithash, në procesin e demokratizimit të vendit.
Të kundërtat e personalitetit të tij janë sfidë për shumë historianë të drejtimeve të ndryshme. Si mund të transformohej një komunist i bindur, një ushtar i partisë dhe funksionar i Kominternit në hero të një lëvizjeje me kërkesa demokratike për lirinë kombëtare? Historia e tij është ajo e një komunisti model të shekullit të 20-të. Ideologjia komuniste i ishte bërë mish dhe gjak. Për 13 vjet me radhë ai u formua në Bashkimin Sovjetik të Stalinit dhe gjëja më e mirë që mësoi ishte si t'u shpëtonte spastrimeve të përgjakshme të diktaturës staliniste.
Në vitin 1944 ai u kthye bashkë me ushtrinë sovjetike në Hungari, duke u bërë pjesë e qeverisë së diktatorit hungarez Mátyás Rákosi. Ishte po i njëjti Imre Nagi, i cili gjithçka ua dedikonte sovjetëve, që 12 vjet më vonë në postin e Kryeministrit, i akuzoi ata në vitin 1956 si agresorë të Hungarisë dhe qeverisë së saj legjitime.
"Ju flet Kryeministri Imre Nagi. Trupat sovjetike kanë filluar në orët e para të mëngjesit një sulm ndaj kryeqytetit tonë me synimin për të përmbysur qeverinë legjitime demokratike të Republikës Popullore të Hungarisë. Trupat tona po luftojnë, qeveria është në vendin e vet. Këto fakte po ia bëj të ditur popullit hungarez dhe të gjithë botës”.
Ishte 4 nëntori i vitit 1956. Në veprimin e tij të fundit në postin e Kryeministrit, këtë fjalim përmes radios, Nagi e quajti përpara vendit të tij dhe botës Bashkimin Sovjetik si një superfuqi agresive imperialiste, e cila përpiqet të shtypë me forcën e armëve qeverinë demokratike të vendit të tij.
Ishte revolta popullore që e shndërroi Imre Nagin nga ithtar të Moskës në luftëtar të rezistencës? Vendimet e tij të 13 ditëve të fundit në pushtet ishin vetëm se përfundimi konseguent i përpjekjeve të tij të ndryshme për të ndërmarrë disa reforma të vogla në terrorin e përditshëm të viteve ‘50. Ai donte të përmirësonte jo vetëm gjendjen e fshatarëve, por duke u vënë në krye të revoltave të tetorit 1956 në Budapest, ai e kapërceu hezitimin e fillimit, duke e kuptuar se vendi po thërriste për demokraci dhe reforma. Nagi u identifikua pas kësaj plotësisht me kërkesat e revolucionit për pavarësi kombëtare, pluralizëm politik, lirinë e shtypit dhe tërheqjen e trupave ruse.
Revolta u përmbys me gjak dhe pushtetarët e rinj e mbytën vendin në një valë terrori dhe arrestimesh. Imre Nagi dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë u dënuan me vdekje, sepse s'u treguan të gatshëm të tradhtonin idealet e revoltës.
Ata u varrosën në anonimitet pa iu shkruar emrat në pllakat e varreve, në mënyrë që të fshiheshin nga kujtesa dhe historia. Por, populli nuk i harroi heronjtë e vet, dhe ata u bënë simbol i lëvizjes opozitare të viteve ‘80. Më 16 qershor 1989, Imre Nagi dhe gjashtë figura të tjera të protestave u varrosën me ceremoni në Sheshin e Heronjve në Budapest.