Projekt për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
Menaxhimi i mbetjeve të ngurta, si një ndër çështjet mjedisore parësore, ka pasur vëmendjen e duhur të qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Burime nga MMPAU-ja bëjnë të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit po punohet që nëpërmjet buxhetit të shtetit, në kuadër të hartimit të PBA-së (Projekte buxhetore afatmesme) 2008-2010, të hartohen studimet e fizibilitetit dhe projekt-zbatimet për të gjitha qarqet e vendit për ndërtimin e vend-depozitimeve të mbetjeve të ngurta. Gjithashtu, gjatë këtij viti fillon dhe ndërtimi i landfillit të Shkodrës, i cili parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2009. Ndërsa në vitin 2009 fillon ndërtimi i landfillit të Korçës dhe në 2010-ën, ai i Vlorës.
Nga të dhënat e MMPAU-së rezulton se gjithsej për të tria vitet (2008, 2009, 2010) janë planifikuar në buxhetin e shtetit, gjithmonë në kuadrin e PBA-së 2008-2010, 1.5 miliardë lekë financime. Projekte të tjera do të realizohen me financime të huaja në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe IPA 2008, KFW, me Bankën Botërore etj.
Me anë të një kredie financiare prej 6 milionë eurosh dhe grant prej 400 mijë eurosh të siguruara nga qeveria italiane, qeveria shqiptare pritet të realizojë projektin për rehabilitimin e landfillit të Sharrës, si dhe do të përmirësojë administrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, ka filluar puna për rehabilitimin e fushës së Sharrës, që do të vazhdojë për 2 vjet, deri në rehabilitimin e plotë të landfillit. Mësohet se ka përfunduar fizibiliteti dhe projekti i zbatimit për ndërtimin e një landfilli rajonal, i cili do të përfshijë qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe do t’u shërbejë 200 mijë banorëve, me financim rreth 4 milionë euro nga buxheti i shtetit gjatë viteve 2008-2009. Ndërsa në Qarkun e Vlorës kanë përfunduar projektet për hartimin e studimit të fizibilitetit për përcaktimin e vend-depozitimit për përpunimin e mbetjeve të ngurta urbane në Bestrovë. Sipas statistikave, në vend për çdo frymë hidhen rreth 0.7-0.8 kg mbetje shtëpiake në ditë ose në të gjithë vendin afro 3 mijë ton mbetje në ditë. E llogaritur për një vit shifra shkon deri në 900 mijë ton. Këto shifra konsiderohen normale, por që kërkojnë administrim efikas që të mos kthehen në një shqetësim serioz.