“Allegretto Albania”, ironia dhe burleska
Drama “Allegreto Albania”, fituese e çmimit të parë të konkursit të dramaturgjisë së këtij viti, u vu në skenë nga regjisori Altin Basha në Teatrin Kombëtar. Pranë dramës dhe “ndryshe” prej saj, në konceptin e Altin Bashës vura re atë çka e grish këtë artist: burleskën, parodinë, pasurinë e detajeve, pjellorinë e imagjinatës, mendjeshkrepjen, dinamizmin. Nga vegimi i Stefan Çapalikut si autor, të bën përshtypje ironia; një ironi e shpërfaqur nën një ves intelektual, që lëvizte brenda një ngjarjeje e subjekti me bartje tragjike e dramatike. Dy individualitete, me parapëlqime vetanake, në këtë rast përplotësojnë gjasat dhe shenjat teatrore të një performance, duke e pasuruar reciprokisht imazhin e saj, tashmë si dikotomi: tekst letrar-njëmendësim skenik
“Allegretto Albania”, ironia dhe burleska
“Alegretto Albania” është ndër dramat e shkruara me inteligjencë prej Stefan Çapalikut, dramaturgut që sot ngulmon fort në teatrin shqiptar. Ngjan se subjektin ai e shpik në formën e një “gjetjeje”, e një diçkaje të “veçantë”, të “jashtëzakonshme”, thuajse “surreale”. Drama në fjalë, fituese e çmimit të parë të konkursit të dramaturgjisë së këtij viti, u vu në skenë nga regjisori Altin Basha, në Teatrin Kombëtar. Pranë dramës dhe “ndryshe” prej saj, në konceptin e Altin Bashës vura re atë çka e grish këtë artist: burleskën, parodinë, pasurinë e detajeve, pjellorinë e imagjinatës, mendjeshkrepjen, dinamizmin. Nga vegimi i Stefan Çapalikut si autor, kur e pata lexuar dramën si tekst letrar të mëvetshëm, më bëri përshtypje më shumë ironia; një ironi e shpërfaqur nën një vesk intelektual, që lëvizte brenda një ngjarjeje e subjekti me bartje tragjike e dramatike. Dy individualitete, me parapëlqime vetanake, them se, në këtë rast përplotësojnë gjasat dhe shenjat teatrore të një performance, duke e pasuruar reciprokisht imazhin e saj, tashmë si dikotomi: tekst letrar-njëmendësim skenik.
...Në kryeherë të shfaqjes, drita rreh mbi disa palë këpucë në paraskenë. Alegoria bëhet e rrokshme pikërisht në fund, kur po këto këpucë, të mbathura fillimisht nga aktorët e ftuar për të “luajtur” personazhet e tyre mbeten po aty, në skenë, ndërsa ata, personazhet pra, s’kanë më kohë dhe ia mbathin zbathur në panik, si viktima fatkeqe dhe pjesë të një tjetër “loje”, edhe më të sofistikuar, prej mashtruesish e hajdutësh, për t’i shpëtuar situatës absurde të kërcënimit me vdekje që u vinte nga jashtë. “Gjetja” regjisoriale e dimensionon idenë letrare të veprës, i jep asaj më shumë mprehtësi e filozofi.
Sakaq, ajo duket se krijon një cikël, një si kornizë kompozicionale. Rrumbullakësohet. Por jo ngaherë ngjet kaq bukur e zgjuarsisht. Ka raste kur shpotia në shfaqje nuk paraqitet aq e mprehtë, shpuese e diskredituese sikundër haset në disa pasazhe të tekstit.
Dëshira për ta bërë të lezetshme komedinë, të quajtur (jo pa qëllim) “serioze” nga autori, pra për ta “shitur” atë, ka krijuar një farë inflacioni veprimesh, gjestesh humoristike të natyrës së burleskës, ku elementet shakatore bëhen kryesoret. Por kjo nuk e tejkalon, as e anashkalon porosinë tekstuale, përkundrazi duket se i ka falur më shumë muskulaturë stilit, posaçërisht ironisë, humorit të ngarkuar me pezm, shpesh edhe përqeshjes së hapur, parodisë (kujtojmë monologët dhe retorikën patetike të përfaqësueses së një OJQ për ndihmat ndaj të ngujuarve, kur në vend të ushqimeve sjell instrumente muzikore; ose një tjetër zhvatës prej organizmash të tilla informale, tashmë një mësues xhambaz, që thithin gjakun e shprishur të viktimave si shushunjat në një pellg të ndotur). Në rrethanën absurde ku vendosen e veprojnë personazhet sheh një mendje që kërkon dhe gjen thurritje të atilla situatash, fatesh, gjësendesh, të cilat krijojnë një subjekt paradoksal, çudak, mbushur me marrëzi njerëzore. “Allegreto Albania”, paçka se sjell formën e egër e brutale të gjakmarrjes, nën efektin e komikes ajo e konverton tmerrin në shpoti dhe të qeshura. Kjo arrihet jo vetëm nga mënyra e të kundruarit të dukurisë prej dramaturgut, por edhe, sidomos, nga një tërësi shenjash skenike prej regjisorit që na ngucin drejt një humori të “hidhur”, pra që na bëjnë të qeshim me fatkeqësinë tonë. Pjellore ishte edhe ideja skenografike, ku krejt fasadat e shtëpisë-kullë qenë pushtuar nga sloganet dhe nenet e Kanunit, të shkruara dukshëm mbi to. Një filozofi gjakatare, apendiks i kohëve të tejkaluara, që ende shpon mendjet e eksituara, naive apo diabolike të njerëzve.
Një derë e rëndë, e blinduar, që natyrshëm të çon drejt asociacionit të burgut. Dy shkallë të larta si kulla vrojtimi a karakolle mesjetare (ankthi ekzistencial i të ngujuarve) e bëjnë tejet të kapshme idenë skenografike, gjithpo edhe regjisoriale, sido që, për syrin tim, do të mjaftonte vetëm njëra syresh, për ta çliruar hapësirën skenike, gjithsesi.
Kahja përtallëse e burleske e Altin Bashës duket qysh me zgjedhjen e aktorëve dhe stilin e lojës. Dhe prandaj një baba paksa naiv e mburravec, kinse “më i miri i fisit”, vjen nga artisti i njohur Mirush Kabashi, i shpotitur tejpërtej falë aplikimit me shije dhe art të kontrapunkteve midis situatës dramatike e tragjike ku ai është vendosur dhe mënyrës së reagimeve të aktorit, sidomos të raportit vetëdemaskues me të shoqen, e luajtur me talent dhe realizëm nga Olta Daku. Ky mësues i dikurshëm i muzikës rri e fle me automatik krahut dhe shkreh nga frika një karikator plumbash në tavanin e shtëpisë, sa herë që ndokush i afrohet derës. Një mësues spekulant, i luajtur nga Ahmet Pasha, vjen nga jashtë që t’i japë mësim fëmijës në “burgun” shtëpi. Dhe çfarë mësimi, se?! Si çiftëzohen bretkosat!!!... Hane Shan, hane Bagdat thotë populli. Paçka se metafora e “kënetës” sociale, ku jetojnë sot shqiptarët, nuk është e vështirë të rroket në komedi, gjykojmë se episodi mund të ishte më i reduktuar... Ja më tutje ca shoqata të budallallepsura dërdëllitin nëpër TV për paqtimin e fiseve në gjak, ofrojnë “ndihmë të kualifikuar” që gjakësit të komunikojnë përmes E-maileve; dhe më gazmorja, shkaku i një gjakmarrjeje të tillë, personazhi me emrin Sadedin (luajtur nga), na del në fund jo vetëm i larë nga kjo histori çudake, por edhe si një mashtrues, xhambaz e përfitues trojesh, që bën tregti me gjakun dhe hallin që i ka zënë këta të mjerë. E gjithë situata marroke e paradoksale, sado që nën një thurritje e vesk shakator, ndryn sakaq përbrenda një brengë kombëtare, që ende s’po gjen zgjidhje: gjakmarrjen. Dhe kornizën e simbolit që vepron në dramë e mbyllin po këta njerëz, tashmë të kthyer në instrumente të një koncerti gala, “Allegretto Albania”, si për të krijuar utopinë e vendit të lumtur, që ende përtyp “përralla dimri” nën terrorin e mbetjeve barbare prej ligjësish sociale, që rrënjët i kanë të zhytura thellë në shpirtrat e mbrapshtë e hakmarrës. Veçse, si spektator, ënda do ma kishte që rrethana absurde të peshonte po aq fort edhe dramatikisht, ndërsa struktura tragjiko-komike e veprës të gjente harmoninë dhe ekuilibrin e nevojshëm.
Më duhet të them, nga ana tjetër, se vepra ka ende lëndë të tepërt e të pashoshur, jo në sensin e pasurisë së ngjarjeve e subjektit, por të rrethqarkullimeve tek po e njëjta rrethanë dhe situatë, duke e zgjatur kohën e shfaqjes gjer një orë e gjysmë, pra në tejngopje.
A mund të sugjerohej një reduktim këtu? Është e drejta e autorit dhe regjisorit për ta marrë ose jo parasysh mbresën tonë...
Si edhe në pjesët e tjera, edhe te kjo komedi S. Çapaliku i argëton ngjarjet dhe personazhet e veta gati sikur të ishe në një teatër “kukullash”. I po kësaj kaheje stilistike ngjan se është edhe trajtimi regjisorial i Altin Bashës, ku njerëzit-personazhe paksa të butaforizuar lëvizin prore si kukullat nga arsye dhe forca sociale historike të nënkuptuara; ose, ca me keq e tragjikisht, kur ata bëhen, pa vullnetin e tyre, si kukullat. Grice pakëz sipërfaqen shakatore dhe poshtë është ironia, shpotia, madje edhe keqardhja. Qasja asociative kundrejt një situate paradoksale që ende bën kërdinë mbi njerëzit tanë si kanuni dhe gjakmarrja (ky keqkuptim tragjik i ligjit të pashkruar, ky fatalitet!), ndonëse e konvertuar në trajtën e bryllët të një situate thuajse sureale, ku qeshet, tallet e argëtohet si pa të keq, e bën të tejdukshme metaforën dhe komponenten e fortë të simbolizmit që vepron brenda saj, veçanërisht në skenografi, mënyrën e mediatizimit të problemit, spekulacionin politik, populizmin etj. Duke e thjeshtuar për mbarë komunikimin e porosive autoriale dhe duke i implementuar më shumë energji, ritëm dhe dinamikë aksionit, Basha e lëviz veprën nën optikën qesëndisëse të përtalljes. Kjo jo aq e vrazhdët dhe sarkastike sa ç‘duket në të. Megjithatë jo pak ironike, ca më shumë parodike, falë edhe shfrytëzimit të situatave gjegjëse, që ofrohen nga vetë autori.
Në tërësinë e shfaqjes “Alegretto Albania” haset një frymë e fortë kundërshtimi ndaj mykut social e moral që mbyt dhe bjerr jetën, njeriun; që e bën atë tragjiko-komik, me sjellje gjer groteske, për të qeshur e për të qarë. Por, shtizat e sarkazmës shpojnë thellë posaçërisht morinë e spekulantëve që përfitojnë nga kjo plagë. Retorikën.
Të qeshësh me njerëzit e ngujuar dhe kërcënuar nga gjakmarrja, për autorin, regjisorin dhe aktorët do të thotë, më së pari, të të vijë keq për ta, madje, herë-herë, edhe të lotosh. Të të vijë keq e të lotosh për fatin, pafajësinë dhe kokëshkrepjet e tyre. Për budallallëkun. Për kohën e mbrapshtë, për gjendjen groteske ku gjendemi. Për komicitetin. Të krejt shoqërisë, mbërthyer nga merimangat e bykut dhe mykut historik. Të tokës ku ky njeri ka mbirë dhe ka ecur. Të historisë sonë. Të mangësive dhe veseve. Të frikës dhe tmerrit. Të gjithçkaje që e bartim mbi shpinë si fatalitet, si paaftësi dhe si ndëshkim. Po, ne qeshëm me personazhet e luajtura nga M. Kabashi, H. Dako, G. Paja, A. Pasha, por sakaq na erdhi edhe aq keq për ta. Dhe në këtë mënyrë shfaqja mundi t’i realizojë porositë e saj, sikundër fali jo pak argëtim.