Ivanoviq : Ndalesa e vizitës është mungesë e demokracisë

Mitrovicë, 19 gusht - Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka munguar sot në inaugurimin e çerdhës së fëmijvë ne enklavën serbe në Prilluzhë, për shkak të ndalimit të vizitave për politikanët serb nga kryeministri Thaçi. Lidhur me këtë, sekretari shtetror për Kosovën në Qeverinë serbe, Oliver Ivanoviq, ka theksuar se vendimi i Prishtinës për ndalimin e zyrtarëve serbë në Kosovës është për të ardhur keq.
çerdhja e cila u ndërtua në Prilluzhë me mjete të Ministrisë së ashtuquajtur për
Kosovë e Metohi, ishte dashur të inaugurohej sot, në ditën e Vushtrrisë, kanë thënë burime serbe.
„Lirinë e lëvizjes nuk do të duhej askush askujt t’ia ndalojë, posaçërisht
ministrit Bogdanoviq, i cili është i lindur dhe jeton në Leposaviq. Kjo tregon
nervozizmin, sepse nëse ia ndaloni dikujt të veprojë politikisht është dëshmi e mungesës së demokracisë" citohet të ketë deklaruar Ivanoviq në Prilluzhë.
Sipas tij, ky është momenti kur faktorët ndrëkombëtar do duhej të reagonin. "Dikujt duhet t’i tregosh çka është demokracia. Ajo nuk mësohet, ajo ushtrohet me vite
dhe pikërisht për këtë na duhet prania e përfaqësuesve ndërkombëtar, që me veprimin e
vet do të ndihmojnë që mos të bëjmë hapa të përshpejtuar", tha Ivanoviq. Ai
para gazetarëve ka thënë se gjatë rrugës për Prilluzhë është ndaluar
disa herë nga policia e Kosovës, por ka kaluar pa probleme. Ndërsa i
ashtuquajturi kryetari i Vushtrrisë, Zoran Rakiq, ka deklruar se “është shumë i kënaqur me bashkëpunimin me ministrinë e Kosovës dhe Metohisë, e cila ka ndihmuar ndërtimin e kësaj çerdheje si dhe ka mbështetur disa projekte”.