E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga vullkani, evakuohen 8 mijë veta

Autoritetet e Kolumbisë kanë urdhëruar evakuimin e 8 mijë personave pas shpërthimit të vullkanit aktiv në jugperëndim të vendit.

Vullkani Galeras, që gjendet 700 kilometra larg Bogotës, është aktivizuar mbrëmë, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Vullkani Galeras gjendet 4276 metra mbi rripin e ashtuquajtur të zjarrtë të Pacifikut, ku regjistrohen 85 për qind e tërmeteve botërore. (REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›