Irani në udhëkryq

I biri i disidentit tashmë të ndjerë në Iran, Hossein Ali Motaseri, është i mendimit se vendi i tij gjendet në udhëkryq. Said Montaseri tërhoqi vërejtjen nga mundësia e shembjes së republikës islamike, duke shtuar se nëse vritet udhëheqësi i opozitës në Iran, Mir Moussavi, atëherë kjo do të kishte pasoja katastrofale për vendin.
“Kështu më tutje më nuk bën”, theksoi Montaseri, duke shtuar se dhuna e autoriteteve, e ushtruar së fundi ndaj ithtarëve të opozitës, mund të rezultojë me eskalim të dhunës edhe nga ana e protestuesve.
“Kur të rinjtë shohin rrahjen dhe vrasjen e miqve të tyre nëpër rrugë, atëherë me gjasë së shpejti do të jetë e kotë çdo përpjekje për t’i frenuar ata. Dhe thënë të drejtën, e konsideroj këtë si një gjë të kuptueshme, edhe pse nuk do ta mirëpritja këtë mundësi”, theksoi Montaseri.
Ai më tutje tha se arrestimi apo vrasja e mundshme e Moussavit do të kishte pasoja të paparashikueshme për vendin.
“Vrasja e nipit të Moussavit gjatë demonstratave në Teheran pa dyshim se ka qenë një aksion i paramenduar dhe me gjasë ky aksion i planifikuar ka qenë i menduar si vërejtje e fundit në adresë të Moussavit”, tha Montaseri.