Ekzekutoret e Karines, kerkime ne Peqin
Policia e Lushnjes i zhvendos hetimet ne qytetin e Peqinit per vrasjen e biznesmenit te karburanteve, dy dite me pare, ne rrethrrotullimin e Grabianit. Hetuesit besojne se ekzekutoret mund te jene nga qyteti i vogel dhe ta kene ndjekur 33-vjecarin Artur Karina qe kthehej prane familjes. Gjithsesi, edhe pse ka pasur mbi 10 te shoqeruar, ekzekutimi i tipit mafioz ka mbetur mister. Policia heton ne dy pista, ate te vrasjes per shkak te aktivitetit te paligjshem, perfshirje ne trafiqe te viktimes, vite me pare dhe nje konflikt te momentit. Nuk eshte perjashtuar edhe pista e vrasjes per shkak te konkurrences, pasi i riu ishte edhe pronar i disa karburanteve ne Peqin e Lushnje. Diten e djeshme eshte zhvilluar edhe ceremonia e 33-vjecarit, nderkohe qe kane deshmuar edhe familjaret e tij. Artur Karina u qellua tri dite me pare teksa udhetonte ne autostraden Rrogozhine-Lushnje, me automjetin e tij fuoristrade "Audi Q7", me targa italiane. Pas ngjarjes, policia e Lushnjes dhe ajo e Fierit shoqeruan per ne komisariatet policore shume persona, te cilet u moren ne pyetje per ore te tera, por, pasi nuk kane pasur asnje prove, ata jane lene te lire. Policia lokale, dhe pse ka dyshime se viktima 33-vjecar mund te jete vrare per larje hesapesh te vjetra, dyshohet prostitucioni, ende nuk ka gjetur provat e mjaftueshme qe ta cojne tek autori apo autoret e mundshem te kryerjes se ekzekutimit. Burime nga policia thane se rrethi i hetimeve po ngushtohet gjithnje e me teper. Vrasja dyshohet se eshte kryer nga persona nga Peqini, por qe per te zhdukur gjurmet eshte finalizuar ne Lushnje. Viktima eshte ndjekur nga pas nga dy makina, ku prej njeres jane kryer tete qitje, kurse tjetra ka shoqeruar e autoret e krimit.
Xh. Beharaj