Aksidenton kembesorin, pranga shoferit
BERAT - Aksidenton ne rruge nje kalimtar, duke e lene te plagosur, nderkohe qe eshte ndaluar nga policia me akuzen e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". Burime te policise se Beratit, thane se ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur eshte bere dhe ndalimi i te dyshuarit Bojken Kucuku. Policia tha se 30-vjecari, lindur dhe banues ne kete qytet, duke drejtuar mjetin e tij "Volksvagen Golf", ka aksidentuar nje kembesor. Policia tha se drejtuesi i mjetit, me targe GR 263321, duke udhetuar, ne vendin e quajtur "Markata", ka aksidentuar 36-vjecarin Stiliano B., i cili mesohet se kalonte nga nje ane rruge ne tjetren.