Ngacmonin femrat, ndalohet 2 efektivët e Policisë së Shtetit
TIRANË- “Alo alo, policia...kolegët tuaj na ngacmojnë”. Një telefonatë e tillë duket se ka bërë të mundur ndalimin e dy efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët shqetësonin femrat në kryeqytet.
Burime nga SHKB konfirmojnë lajmin për News24 se mbrëmjen e sotme janë ndaluar 2 efektivë të Policisë së Shtetit pas marrjes së informacionit se ato 'ngacmonin' kryeqytetaset në rrugët e Tiranës.
Ndalimi i efektivëve të njëjësisë speciale është bërë pas telefonatave të qytetareve të shqetësuara në sallën operative, se dy punonjës policie i kanë ngacmuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se efektivët me inicialet P.K dhe J.M ishin në gjendje të dehur, në momentin e ndalimit në qendër të Tiranës.
SHKB ka nisur hetimet në lidhje me incidentin e pazakontë me dy efektivët e policisë.
(e.m/BalkanWeb)