Reeker i ashpër me VV: Sjellje palaçosh dhe nihilistësh
PRISHTINE - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka adresuar kritika ta ashpra në adresë të Lëvizjes "Vetëvendosje", të cilën e akuzoi për pengimin e proceseve, pengimin e punës së institucioneve dhe punës së diplomatëve (duke adresuar incidentin me ambasadoren Tracy Ann Jackobson).
“Palaçot që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendohen dy herë për veprimet e tyre për të ardhmen e vendit të tyre”, ka thënë Reeker, duke shtuar se sjellje të tilla nuk i takojnë shekullit XXI". Ai theksoi se "kush iu kundërvihet këtyre proceseve, siç është Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Këto komente, Reeker i bëri gjatë një konference per mediat, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi.
Reeker ka paralajmeruar Vetëvendosjen që të ketë parasysh se ai, ambasadorja Jackobson apo cilido diplomat tjetër amerikan, nuk përfaqëson vetveten, por shtetin amerikan dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Kritikat e diplomatit amerikan pasuan protestat e fundit të Vetëvendosjes për pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë–Serbi, gjatë të cilave u pengua edhe ambasadorja amerikane të hynte në ndërtesën e parlamentit, ndërkaq në një rast ajo edhe pësoi një lëndim të lehtë.
(e.m/BalkanWeb)