Turkja proteston topless kundër Erdoganit
STAMBOLL-Një militante e grupit feminist "Femen" protestoi sot topless në një aeroport të Stambollit kundër shtypjes së protestave antiqeveritare në Turqi.
Me minifund e taka të larta, vajza e re, e cila po dilte nga një avion që vinte nga Ankaraja, u zhvesh në hollin e mbërritjes së aeroportit "Sabiha Gëkçen", duke mbajtur në dorë një pankartë në formën e një bilete avioni, ku shkruhej "Erdogan, Istanbul-Kabul".
"Stambolli - Kabul për Erdoganin, lironi Turqinë", thërriti në anglisht për disa minuta militantja e ashtuquajtur Sara, përpara se të ndalohej nga dy civilë dhe një koleg i tyre në uniformë.
"Lëvizja "Femen" i lutet me dashuri popullit turk të mos përkulet para shtypjes së ushtruar nga Erdogani dhe forcat e tij policore. Mos tradhëtoni idealet e revolucionit që filloi në "Taksim", citon një deklaratë e lëvizjes.