Ngadalësimi i ekonomisë, të ardhurat nga TVSH-ja më të ulëtat prej një dekadeNga Një prej treguesve më të rëndësishëm të ekonomisë, ai i shitjeve duket se është goditur më rëndë nga efektet e krizës ekonomike gjë e cila ka ndikuar edhe mjaft elemen
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ngadalësimi i ekonomisë, të ardhurat nga TVSH-ja më të ulëtat prej një dekadeNgaNjë prej treguesve më të rëndësishëm të ekonomisë, ai i shitjeve duket se është goditur më rëndë nga efektet e krizës ekonomike gjë e cila ka ndikuar edhe mjaft elementë të tjerë duke i përkeqësuar ata. Tatimi mbi vlerën e shtuar i cili është një mjet i drejtpërdrejtë që tregon ecurinë e shitjeve ka sjellë mosrealizimin më të madh me të ardhurat e tij në buxhetin e shtetit. Të dhëna zyrtare të ministrisë shqiptare të financave tregojnë se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij të ardhurat nga kjo taksë kanë çuar në buxhet rreth 34, 6 miliardë lekë duke pasur një nivel realizimi nga më të dobëtit në gjithë këto vite të ekonomisë së tregut krahasuar me planin por edhe me ritmin e përvitshëm të rritjes së këtyre të ardhurave. Ekonomia shqiptare është ngadalësuar ndjeshëm dhe ajo nuk është duke shfaqur shenja se po rimerr ritmin e saj ndonëse ajo nuk ka qenë në recesion sipas vlerësimeve zyrtare. Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtura që prej 2005 janë rritur në mënyrë shumë të dukshme duke pasqyruar qartë rritjen e ekonomisë kombëtare me rreth 6 për qind në vit pa mpakur këtu edhe rolin e përmirësimit të administratës tatimore. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2009 të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë vetëm 0,2 miliardë lekë më shumë se sa ato ishin në gjashtë muajt e parë të vitit 2008. Të dhënat e ministrisë financave tregojnë se në gjashôë mõaêt e párë të vitit 2008 u mblodhën rreth 5,3 miliardë lekë më shumë të ardhura nga tatimi mbi vlerën se sa ishin mbledhur në vitin 2007. Shihet qartë se sa çfarë ngadalësimi të madh kanë pësuar shitjet në ekonomi dhe se sa është ngadalësuar. Ritmi është ulur nga 5,3 miliardë në 0,2 miliardë. Në vitin 2007 për gjashtë muajt e parë ishin mbledhur rreth 6 miliardë lekë më shumë se sa në vitin 2006. E njëjta gjë edhe kur krahason të ardhurat e vitit e vitit 2006 me ato të vitit 2005 apo edhe më herët. Rënia kaq e madhe e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar dëshmon qartë për rënien e madhe të shitjeve në ekonomi, rënie të konsumit e për më tepër për efektet të këtyre treguesve në numrin e vendeve të punës dhe në rritjen e varfërisë për kategori të caktuara të shoqërisë. Rënie në një masë të tillë e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar përpos faktit që ka ndikuar drejtpërdrejt fuqinë e biznesit për shfrytëzuar kapacitetet be tij dhe ka ulur shitjet duke e bërë më të ndjeshme varfërinë, ka vënë në vështirësi të mëdha edhe buxhetin e shtetit i cili është duke përballur me rritje të deficitit. Mosrealizimi në një shkallë të tillë dhe rritja e shpenzimeve publike gjatë gjashtë muajve të parë kanë çuar në një vendim të qeverisë për të ndalur prokurimet publike dhe ulur shpenzimet