E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbështetësit e Blushit në PS: Edi Rama të mos rikandidojë si kryetarNga TemaGrupi i mbështetësve të Ben Blushit në PS, ka përgatitur platformën e përbërë prej dhjetë pikash, të cilën do t’ia paraqesë për miratim kongresit të 29 gushtit. Në platformë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Mbështetësit e Blushit në PS: Edi Rama të mos rikandidojë si kryetarNga Tema

Grupi i mbështetësve të Ben Blushit në PS, ka përgatitur platformën e përbërë prej dhjetë pikash, të cilën do t’ia paraqesë për miratim kongresit të 29 gushtit. Në platformë parashikohet ndryshimi i statutit të partisë në disa pika, në ndër të cilat është edhe pika për kryetarin që i ndërpritet mandati për shkak të humbjes në zgjedhje., Ndryshimi i propozuar na grupi i Blushit, parashikon që kryetari i PS-së i cili humbet në zgjedhje të përgjithshme duhet ë japë dorëheqjen pa të drejtë rikandidimi. Marko Bello, një prej përfaqësuesve të këtij grupimi shprehet se platforma që do ti çohet për votim delegatëve të Kongresit më 29 gusht, synon zgjerimin e hapësirave demokratike, të cilat sipas kritikëve të Ramës janë ngushtuar ndjeshëm nga ky i fundit. Pika në të cilën pritet të përqendrohen debatet në kongresin e jashtëzakonshëm të 29 gushtit, është pikërisht propozimi i mbështetësve të Blushit për nenin që qartëson mos rikandidimin e kryetárét të ðaòtésë, në rast të dorëheqjes. Bello u shpreh dje se përveçse më shumë kompetencave për forumet e larta, të cilat janë lënë nën hije deri më sot, në Partinë Socialiste duhet të ndryshojë edhe konceptimi për të drejtën morale për rikandidim. “Gradualisht zoti Rama na ka përfaqësuar të gjithëve duke ngushtuar hapësirat demokratike të partisë. Kemi heshtur të gjithë për shkak se kemi qenë shumë pranë zgjedhjeve të përgjithshme. Por do të ishte fatale për një parti në qoftë se do të kishte probleme të brendshme. Në rastin konkret të humbjes së zgjedhjeve parlamentare dorëheqja është një penalizim e cila nuk lë mundësi për rikandidim. Unë nuk jam me parimin kundër rikandidimit, përfshirë dhe të kryetarit aktual por statuti kështu e ka. Ashtu si kushtetuta për një vend dhe statuti për një parti është pikërisht për të penalizuar, për të mos ju dhënë hapësirë liderëve të papërgjegjshëm që duan me çdo kusht të mos largohen ” theksoi Bello.

Deklarata

Deputeti Marko Bello, një ndër mbështetësit e platformës Blushi, tha dje se dokumenti me dhjetë pikat, do të sigurojë përkrahjen e të paktën 1/3 së Kongresit. Bello hodhi një sërë akuzash ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama duke e cilësuar atë si zaptues të kolltukut të kryetarit të partisë, ndërkohë që atë post e ka humbur qysh në 28 qershor. "Lideri eshte kapur pas kolltukut dhe mendon se është i pazëvendësueshëm, apo se e do shumë baza, e cila nëpërmjet peticioneve kërkon qe ai te mbetet ne krye te partisë. Gjate katër viteve u vunë re deformime të thella ne PS në drejtimin e saj, gradualisht po tentohej ti jepej forma e PD, ku askush nuk pipëtin dhe flet vetëm lideri. Ekziston ajo që quhet demokraci patriarkale, ku shumica vendos për çdo gjë, dhe pakica është e detyruar te heshte, gradualisht po shkohet drejt një hullie te rrezikshme ku ajo mund te mbyllet si parti, ne kuptimin që të kthehet në një kastë në dorën e një grupi njerëzish te pasuruar.

Përcaktohet shumë qartë në statut çdo të thotë ndërprerje mandati sepse mesa duket ne Shqipëri njerëzit kanë nevoje për detaje dhe pse ndonjëherë djalli fshihet pas detajeve. Të jetë një kusht i padiskutueshëm përfshirja ne listën e kandidateve për deputet ne Kuvendin e Shqipërisë të liderit te partisë apo të udhëheqësit të Partisë Socialiste. Kongresi, i cili patjetër duhet të ketë kompetenca në programin e PS, ta ratifikojë programin elektoral qeverisës të PS dhe sidomos ti japë vulën përfundimtare listës së kandidatëve të PS dhe jo ti lihet në dorë vetëm një lideri që mund të zgjedhë miqtë dhe shokët e tij, dhe në momentin e fundit mund të marrë njerëz dhe nga rruga për ti bërë deputet. Të mos shkarkohen me nivel kryesie ata që zgjidhen me një anëtar një vote në nivel komunal apo të bashkive", tha dje Bello.

10 PIKAT E PLATFORMES "BLUSHI"

1. Të forcohet roli i Kongresit në PSSH duke i dhënë atij fjalën e fundit në miratimin e programit elektoral dhe kandidatëve të PSSH në zgjedhjet lokale të përgjitshhme.

2. Të pasurohet përbërja e Asamblesë Kombëtare duke gjetur një ekuilibër mes prurjeve të reja ne parti dhe njerëzve të mandatuar në Kuvend dhe në Bashki e komuna.

3. Të zgjerohen asambletë e bashkive / komunave duke i dhënë të drejtë anëtarësisë të zgjedhe sipas parimit një anëtar- një vote, 1/3 e anëtarëve të tyre.

4. Të krijohen kryesitë e asambleve te komunave/bashkive, mungesa e të cilave ka dobësuar kolegjialitetin dhe rolin drejtues në nivelin lokal.

5. Të përcaktohen në statut detyrimi i kryetarit për të kandiduar në listën e deputeteve në rast zgjedhjesh parlamentare.

6. Të sqarohet përfundimisht çështja e rikandidimit të kryetarit në rast humbjeje të zgjedhjeve të përgjithshme.

7. Të forcohen funksionet e këshillit socialist të rrethit dhe autonomia e tij duke i dhënë atyre kompetencën e zgjedhjes me votë të lirë sekretarin e këshillit socialist të rrethit.

8. Të zgjerohet dhe forcohet roli i konferencave socialiste të qarqeve.

9. Ti jepet e drejtë anëtarësisë së komunës të përcaktojë sipas parimit një anëtar-një votë kandidatin për kryetar të njësisë vendore.

10. Të ndalohet me statut shkarkimi i drejtuesve vendorë nga kryesia e PSSH, por të shkarkohen përmes mocioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›