Sabri Godo:KE po mban qëndrime arbitrare me çështjen e trafikut të organeveNga Presidenti i nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sari Godo, reagon ashpër kundër përpjekjeve të përfaqësuesve të Këshillit të Europës për të hetuar mbi mu
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sabri Godo:KE po mban qëndrime arbitrare me çështjen e trafikut të organeveNgaPresidenti i nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sari Godo, reagon ashpër kundër përpjekjeve të përfaqësuesve të Këshillit të Europës për të hetuar mbi mundësinë e transplanteve të organeve në fshatin Gurrë të rrethit të Matit. Godo u shpreh dje në media se debati lidhur me trafikim të organeve të shtetasve serbë në fshatin Gurrë, është i turpshme dhe përbën një provokim të pastër me prapavijë politike. Për këtë çështje ai shprehet se nuk është aspak korrekt qëndrimi i KE-së. “Vijnë si me të drejta eksterritoriale dhe shkojnë në atë fshatin e largët të Matit. Edhe ne jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe Parlamentit dhe në qoftë se do të vemi të bëjmë një kontroll në një lokalitet të Gjermanisë do të përfundojmë drejt e në polici. Shkelja është bërë nga Këshilli i Europës. Më është dukur një gjë arbitrare nga ana e Këshillit të Europës”, tha Godo. Për çështjen në fjalë, Godo u shpreh se Tirana zyrtare duhet të ketë një reagim, përmes të cilit duhet t’u kërkohen sqarime të gjithë atyre që kërkojnë të hetojnë. “Ne duhet të kemi kurajën ta themi hapur dhe t’u themi në të njëjtën kohë: “Doni të kërkoni? Urdhëroni kërkoni çdo qoshe të këtij vendi, vetëm na lajmëroni se do të vini dhe na tregoni se ç’keni në mend të bëni.’ Është e drejta jonë pastaj. Jemi shtet sovran, kemi ligjet dhe të rregullat tona. Qeveria mbase s’mund ta thotë me zë të lartë këtë për arsyet e saj, dhe mirë bën, sipas meje, por unë si qytetar jam i lirë të shfaq mendimin tim”, - tha Godo.
Akuza
Sabri Godo shprehet qartë dhe hapur se i gjithë debati për trafikun e organeve nuk është i paqëllimshëm dhe se ka një qëllim të caktuar, atë të hedhjes baltë mbi Shqipërinë dhe Kosovën dhe për të ngadalësuar e penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vende të tjera në botë. “Synimi është të hidhet hije mbi Kosovën dhe mbi Shqipërinë, që të pengohet ose të ngadalësohet njohja e Kosovës nga arenën ndërkombëtare. Për këtë gjë të pistë dhe të neveritshme Beogradi është i gatshëm të paguajë dhe u dhanë lajme se janë kapur njerëz në Kosovë, të cilët janë paguar për të dalë dëshmitarë të rremë. Vizitat e shpeshta në fshatin Gurrë të rrethit të Matit nga të huaj për të hetuar mbi akuzat e ngritura në librin e ish-prokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte, ku flitej për transplante organesh të shtetasve serbë në një shtëpi të fshatit Gurrë, duhet të marrin fund. Atje nuk ka ndodhur asgjë dhe për rrjedhojë asgjë nuk do të gjendet. Nuk ka ç’të hetohet. Në qoftë se dikush nxitet për të krijuar probleme në Kosovë dhe ngre këtë version kanibalesk, do të thosha, nuk duhet të gjejë përkrahje më tej. U hetua një herë, dy herë, tri herë e nuk kanë gjetur asgjë, sepse nuk ka pasur asgjë dhe nuk mund të gjejnë asgjë. Them se është koha të mbyllet kjo një herë e përgjithmonë”, - tha Godo.
Reagimi
Avokati i Shtetit Eduard Halimi një ditë pas arrestimit të serbëve që premtonin 300 mijë euro që të akuzoheshin shqiptarët si kriminelë që heqin e shesin organet e trupit, shprehet se shteti shqiptar nuk është i implikuar në këtë akuzë të hershme të serbëve, por me këtë akuzë akuzohen shtetasit e Kosovës, që kishin statusin e ushtarëve të UÇK-së e për rrjedhojë ata janë në juridiksionin e Republikës së Kosovës, shtet ky tashmë i pavarur. Halimi është shprehu pak ditë më parë në media se,”Nëse do të paraqitet ndonjë ankesë nga shqiptarë të prekur nga këto akuza, atëherë një strukturë e posaçme me qendër në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë do të marrë në dorë situatën, në bazë të hapësirës ligjore që i krijohet automatikisht në të drejtën për të mbrojtur shtetasit e saj me shtetësi shqiptare, por edhe shqiptarët e tjerë me kombësi shqiptare, por tjetër shtetësi”.
Qëndrimi i prokurorisë
Prokuroria e Përgjithshme shprehet për çështjen e trafikut të organeve në fshatin Gurrë, se nuk janë çjåtõr pòoöa që vërtetojnë pretendimet e palës serbe se në vitin 199-99, UCK, ka rrëmbyer, shtetas serb dhe i ka çuar në një burg, ku u hiqeshin organet dhe më pas ato shiteshin në persona të caktuar. “Çështja e trafikut të organeve në fshatin Gurrë të rrethit të Matit sa vjen e po kthehet në një lojë, ku serbët kërkojnë të gjejnë me çdo kusht mundësi të ndryshme, qoftë këto edhe manipulative, vetëm e vetëm për të hedhur baltë mbi Kosovën dhe vendin tonë. Në vitin 2004 ne kemi bërë një hetim të përbashkët me prokurorët e Hagës, të cilët kanë qenë të parët që kanë hedhur dyshimet për trafik organesh në Gurrë, dhe për hir të së vërtetës, ata, por edhe hetuesit tanë, nuk kanë konstatuar asnjë provë që faktonte qoftë edhe një rast të vetëm se në banesën e Abdulla Katuçit është kryer trafiku i organeve”, - shprehet një burim zyrtar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Duke u nisur nga ky fakt, hetuesit shqiptarë nuk shfaqin asnjë interes për dëshmitë “e reja” që janë siguruar nga autoritetet serbe.