E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Buxheti 2010 më i keqi në 18 vjet

TIRANË- Partia Socialiste e ka konsideruar buxhetin e vitit 2010 si buxhetin më të keq të 18 viteve të fundit. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, tha në një konferencë për shtyp, se "ky buxhet miratohet në kushtet e një situatë skandaloze të realizimit të buxhetit të 10 mujorit të vitit 2009".

Sipas tij, shpenzimet për pagat janë më të ulëtat, ndërsa 800 mijë shqiptarë që nuk paguajnë dot sigurimet shoqërore, tarifat e shërbimit shëndetësor janë 5-fishuar.
"Lajm të keq sjell ky buxhet për të papunët shqiptarë, pasi pagesa e papunësisë do të ketë 5 % më pak fonde se në vitin 2009, si dhe për të shëndetin e të gjithë shqiptarëve, pasi për shqiptarët e siguruar, shpenzimet për sigurimet shëndetësore do të rriten me 7 %".

Ndërsa kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar buxhetin e vitit 2010 si buxhetin e një kurajoje të madhe. Ai siguroi se "buxheti i vitit 2010 ka parashikuar një rritje prej 12 për qind të të ardhurave".
Buxheti 2010, sipas Kryeministrit, do të mbështesë edhe reformën në shëndetësi, reformën në arsim, si dhe projektin për "Shqipërinë në moshën dixhitale".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›