E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngec procesi i legalizimeve

Procesi i legalizimeve për Qarkun e Fierit ka ngecur. Drejtues të agjencisë së legalizimeve janë shprehur se është vonesa e daljes së urdhrit të qeverisë për letrat me vlerë, ajo që ka ulur tempin e legalizimit. Edmond Numani, drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Fierit tha për gazetën "Shqip" se prej javësh po vihet re një interesim në ulje për procesin e legalizimit. "Është pikërisht shlyerja e tarifës përfundimtare të legalizimit ajo që ka shkaktuar këtë bllokim të procesit. Të gjithë të interesuarit e lidhin këtë vonesë dhe interesim në ulje me premtimin e qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë. Po pritet vendimi i qeverisë për këtë çështje dhe më pas të vijojë procesi", tha Numani. Në fakt, procesi ka ngecur si shkak i këtij vendimi që nga muaji korrik i këtij viti. Deri më sot, pas më shumë se dy vjet të funksionimit të agjencisë së legalizimit, dega rajonale e Fierit ka ndarë vetëm 150 leje, të cilat janë dhënë nga kreu Shaban Memia, gjatë fushatës së nisur nëpër rrethe disa javë para zgjedhjeve të qershorit. Numri i ndërtimeve pa leje në qytetin e Fierit është 5010, ndërkohë që si qark numri i objekteve pa leje që kanë aplikuar për të përfituar nga legalizimi është 28 mijë. Konfirmohet se janë në proces këqyrjeje dosjet e 300 objekteve pa leje, ndërsa në fillesat e trajtimit të tyre janë plot 1200 dosje.

ma.tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›