E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronën, një i plagosur

Konflikti për pronat për pak i ka marr jetën një banori të fshatit Dërdushë në Pogradec. Shkak është bërë një konflikt pronësie mes dy familjeve. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Avni Pashollari, 32 vjeç nga fshati Grybec, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë një banor të fshatit Dërdushë në Pogradec. Mësohet se 32-vjeçari dhe viktima, prej kohësh konfliktoheshin për një pronë në fshat. Ndërkohë që pas krimit, Pashollari është larguar me shpejtësi, për t‘i shpëtuar prangosjes së policisë, i lënduari është dërguar në spital, ku ndodhet ende nën trajtim mjekësor. 32-vjeçari Pashollari është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe ndaj tij rëndon akuza e "vrasjes me dashje të mbetur në tentativë". Ndërkohë, mjekët e spitalit të Pogradecit thanë se i plagosuri nuk ka rrezik për jetën.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›