Bashkia nuk merr në dorëzim sheshin qendror
Sheshi qendror i qytetit të Lushnjës nuk merret në dorëzim nga bashkia. Rehabilitimi i këtij sheshi me fondet e bashkisë ka përfunduar, por autoritetet vendore kanë gjetur shumë shkelje gjatë zbatimit të projektit dhe kanë vendosur që të mos e marrin në dorëzim sheshin në fjalë.
Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i zyrës së shërbimeve publike në Bashkinë e Lushnjës, Ardian Suku, i cili tregon se "me anën e tenderit është caktuar firma që do të kryente punimin për rehabilitimin e sheshit qendror të qytetit. Afati i lënë në dispozicion të firmës ishte 45 ditë, por kanë kaluar plot katër muaj dhe punimet nuk kanë përfunduar. E jo vetëm kaq, por këto punime kanë mjaft mangësi dhe kanë dalë nga projekti".
Gjithashtu drejtori i shërbimeve publike në bashkinë e qytetit myzeqar, Ardian Suku, sqaron për gazetën se firma ka dalë nga projekti duke shkelur edhe rregullat teknike. "Ne kemi kërkuar eliminimin e këtyre mangësive dhe përfundimin sa më shpejt të punimeve. Pas kapërcimit të afateve të dorëzimit me më shumë se 2 muaj, ne lamë edhe 20 ditë afat për firmën në fjalë, por deri më sot asgjë nuk është kryer", tha drejtori Suku.
Sheshi qendror i qytetit të Lushnjës, që njihet edhe me emrin "Toka Jonë", nuk është shtruar ende me pllaka të kuqe, ashtu siç ishte parashikuar në projekt, ndërkohë që punonjësit e firmës prej javësh janë larguar nga ky objekt, së bashku me të gjitha mjetet teknologjike.
Drejtori i shërbimeve, në emër edhe të drejtuesve të bashkisë, shprehet se nuk do ta marrë në dorëzim objektin në fjalë dhe firma që ka fituar tenderin e punimeve rrezikon të procedohet penalisht.
ma.tr.