Makina merr flakë pas përplasjes, digjet shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës. Në të është përfshirë një automjet tip "Audi" që është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, pranë fshatit Goxhas të Durrësit. Burime të policisë lokale bënë të ditur se drejtuesi i automjetit është Durim Muça, 34 vjeç me banim në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë rrugore. Si rezultat i flakëve që kanë përfshirë automjetin 34-vjeçari ka pësuar djegje të shumta në trup dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, si rezultat i përplasjes së fortë zjarri ka shpërthyer në mjet.
v.q.
v.q.