Ngecin bardheblutë, rrokadë me korçarët për vendin e parë
27/03/2012 Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Vllaznisë, ngjallte interes të veçantë për bardheblutë, të cilët para takimit kishin presionin që duhet të fitonin patjetër, për shkak të fitores së Skënderbeut ndaj Kamzës. Megjithatë, bardheblutë për këtë sfidë të rëndësishme ndaj shkodranëve kishin një numër të madh mungesash në të gjitha repartet. Kështu, mungesat e Pishës, Ahmatajt, Morinës nuk kishin se si të mos ndiheshin. Nga ana tjetër, shkodranët vinin në Tiranë për të marrë të paktën një pikë, gjë që do të ndryshonte ambientin negativ të krijuar tek Vllaznia. Bardheblutë vinin në këtë ndeshje pas një ecurie shumë të mirë si në kampionat edhe në kupë. Kujtojmë se Tirana këtë sezon nuk njihte asnjë rezultat tjetër përveç fitores në kampionat. Gjithsesi, ndeshja e djeshme mesa duket nuk kishte fatin në anën e tyre. Ndeshja nis e shpejtë ku janë menjëherë bardheblutë të cilët kërkojnë të kalojnë në avantazh. Kështu, Aziri jep një pasim për Karabecin i cili gjuan, por jashtë portës së Vujadinoviç. Në minutën e 11-të Sina provon nga distanca pas një aksioni të gjatë, por gjuan jashtë. Një minutë më pas provon edhe Vllaznia me anë të Hajdarit. Ky i fundit, pasi shmang një mbrojtës gjuan nga jashtë zone, por Lika në pozicion grushton topin duke larguar rrezikun. Në minutën e 15-të Bala përfiton nga një gabim i mbrojtjes shkodrane, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës 7 metërshe. Në minutën e 18-të Karabeci jep një asist për Balën, i cili gjuan topazi, por portieri Vujadinoviç në një ditë shumë të mirë, shpëton portën e tij nga një gol i sigurt. Në minutën e 36-të Tirana rrezikon sërish. Krosim nga e djathta dhe në zonë kërcen Dushku, por pret sërish portieri. Në minutën e 40-të Tirana i afrohet sërish golit me anë të Takut, i cili nuk gjuan saktë nga jashtë zone, ndërkohë që portieri kishte dalë nga porta. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat bëjnë ndryshime në formacion por që nuk do të prodhonin gola. Në minutën e 51-të Tirana i afrohet sërish golit me anë të Azirit, por në rrëshqitje e sipër ai pengohet nga Smajli në mënyrë të paregullisht, ku topi përfundon nga vet këmbët e shkodranit në shtyllë e më pas jashtë. Ky moment mjaft i dyshimtë nuk është akorduar për 11-metërsh nga ana e gjyqtarit, i cili do të kontestohej ashpër nga tifozët bardheblu gjatë gjithë takimit. Në minutën e 60-të kapiteni Sina nuk përfiton dot nga një rrëmujë e krijuar në portën shkodrane dhe gjuan jashtë me anë të një parabole për t’u harruar. Në minutën e 65-të Karabeci gjuan me kokë pranë zonës shkodrane, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 67-të vjen rasti i vetëm për shkodranët, me anë të Petroviç i cili gjuan jashtë me kokë, vetëm një metër larg portës së mbrojtur nga Lika. Në minutën e 91-të, atëherë kur ishin akorduar 4 minuta shtesë, Tirana pretendon për një penallti, por sërish gjyqtari i takimit lejon vazhdimin e lojës.
Ndeshja e djeshme e përfunduar në barazim ka sjellë një ndryshim të madh në tabelën e renditjes. Kështu, në vend të parë nuk janë më bardheblutë, të cilët e mbanin këtë pozicion prej më tepër se dy javësh, por është skuadra e Skënderbeut, që nga ana e saj vazhdon të mos bëjë as gabimin më të vogël prej shumë javësh në kampionat. Edhe pse tashmë Tirana e sheh veten një pikë mbas Skënderbeut, shpresat që Tirana mund të ngjitet sërish në krye nuk janë të pakta. Duket se çdo gjë do të vendoset në ndeshjen në Korçë, ku Tirana do të përballet tashmë me kryesuesen e re të kampionatit. Skënderbeu pas fitoreve radhazi, si brenda edhe jashtë fushe, ngjitet për herë të parë këtë sezon në krye të tabelës, një situatë e ngjashme me atë të sezonit të kaluar. Gjithsesi, gara mbetet e hapur deri në fund, teksa Tiranës tashmë i duhet një sforcim edhe më i madh për të arritur qëllimin e saj kryesor.