Benedikti XVI: Lindja e Krishtit, mesazh që të krishterët të mos u nënshtrohen diktaturave
Ati i Shenjtë, Papa Benedikti i XVI uron shqiptarët: Për shumë vjet Krishtlindjet!
Papa Benedikti i XVI i ka uruar besimtarëve katolikë në mbarë botën festën e Krishtlindjes. Papa ka dhënë dje në orët e para të mëngjesit mesazhin e urimeve në 65 gjuhë të Botës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe. Papa u lut për më shumë paqe dhe harmoni, ndërsa inkurajoi popujt në zonat e konflikteve dhe diktatoriale, t’i rezistojnë persekutimit
“Për shumë vjet Krishtlindjet”! Ky është urimi që iu vjen shqiptarëve për festën e Krishtlindjeve nga Papa Bendedikti XVI, i bërë gjatë Meshës së Shenjtë të Krishtlindjeve në Vatikan. Papa Benedikti ka uruar popujt e botës në 65 gjuhë, mes të cilave edhe në gjuhën shqipe, për festën e Krishtlindjeve. “Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet!”, uroi Papa nga ballkoni i Bazilikës gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve. Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin. Në mesazhin e tij Papa iu drejtua besimtarëve duke iu thënë se Zoti është më pranë njerëzve. “Kjo është festa e njerëzisë dhe afërsisë e zotit më shumë më njeriun. Krishtlindjet janë rruga e dritës për të ecur përpara pa dallim feje anë e mbanë botës”- ka thënë papa në mesazhin e tij. Papa ka bërë thirrje për paqe dhe shpresë në gjithë botën. “Paqja duhet të mbizotërojë mes të gjithëve”- deklaroi Papa mesazhin e tij. Papa nënvizoi se duhet të mbrohen të drejtat e njeriut. “Le të ndriçohemi të gjithë nga të gjitha nga drita e zotit”- iu drejtua Papa mijërave besimtarëve. Papa tha se nuk duhet të harrojmë ata që kanë nevojë për ne.
Ati i Shenjtë inkurajon të krishterët që t’i rezistojnë persekutimit diktatorial/Papa Benedikti i XVI ka shprehur shpresën për paqe në zonat e konfliktit, përfshirë Lindjen e Mesme. Në fjalimin e tij me rastin e Krishtlindjeve, të drejtuar prej ballkonit në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ai u lut për paqe në vendin e lindjes së Krishtit, si dhe në të gjithë botën, duke inkurajuar gjithashtu komunitetet e krishtera në Irak dhe në Kinën komuniste, t’i rezistojnë persekutimit. Papa tha se shpreson që drita e Krishtlindjeve të ripërtërihet në tokën ku lindi Jezusi dhe t’i ndihmojë izraelitët dhe palestinezët drejt një bashkëjetese në paqe. Këtë vit në mesazhin e Papës u përmendën disa nga zonat më problematike të botës. Papa Benedikti bëri një lutje për lehtësimin e vuajtjeve të komuniteteve të krishtera që persekutohen në Irak dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Ai u lut për katolikët në Kinë, për vuajtjet e atyre vendeve që janë goditur nga katastrofa natyrore në Amerikën Latine.
Krishtlindjet, rreth 90 mijë besimtarë vizitojnë Betlehemin/Rreth 90 mijë besimtarë vizitojnë në vigjiljen e Krishtlindjes, Betlehemin. Mijëra turistë u mblodhën dje në qytetin e lindjes së Jezusit ku festuan lindjen e Krishtit. Pelegrinët u mblodhën pikërisht në kishën “Lindja e Krishtit”, të cilën të krishterët e konsiderojnë si vendi ku lindi Jezusi 2000 vjet më parë. Ndërkohë janë marrë masa nga autoritetet e sigurisë së Palestinës, të cilët janë vendosur përreth turistëve për të shmangur çdo incident të mundshëm. Ashtu siç e do dhe tradita, në mesnatë do të mbahet mesha e shenjtë, moment që për besimtarët dhe banorët e Betlehemit shënon kulmin e festës. Bëhet e ditur se numri i vizitorëve në qytet është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu, Papa Benedikti i 16 i ka bërë thirrje besimtareve të kujtojnë lindjen e Krishtit dhe rëndësinë që ka kjo festë për mbarë botën.