Ngecin negociatat PS-PD, rrezikohen afatet për KQZ
Kuvendi i Shqipërisë rrezikon të shkelë afatin e parë ligjor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke mos zgjedhur në kohë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burimet partiake sqarojnë se konsensusi i pritur për këtë fillim jave nuk është arritur ende dhe rrezikohet që as të enjten të mos ketë votim të KQZ-së së re. Sakaq, Kodi Zgjedhor cakton qartë kushtin se 30 ditë nga momenti kur ky ligj hyn në fuqi duhet të përfundojë procesi e konstituimit të KQZ-së. Hyrja në fuqi e Kodit mban datën 30 dhjetor 2008 dhe në 30 janar 2009 do të bëhet fiks një muaj afat ligjor. Moszgjedhja në kohë e KQZ-së do të çojë në zvarritje zinxhir të procedurave të tjera përgatitore për zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit. Sipas asaj çka ishte rënë dakord deri më tani mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dy nga anëtarët do të mund të rizgjidhen në funksionin e anëtarit të KQZ-së, përkatësisht njëri nga PS dhe tjetri nga PD. Pesë të tjerët do të jenë anëtarë të rinj dhe do votohen po në seancën e ditës së enjte. Sipas Kodit të Ri Zgjedhor, Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas kësaj procedure: a) 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare, që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë; b) Subjektet propozuese në fazën e përzgjedhjes paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura në përputhje me kriteret e parashikuara në shkronjën "a" të kësaj pike. Subjektet propozuese të shkronjës "a" përzgjedhin një
kandidaturë nga secila gjini. Kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit për miratim. Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të
grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të
madhe të opozitës. Grupimi propozues paraqet një listë me jo me pak se dy kandidatura për vakancën përkatëse. Kuvendit i paraqitet për votim lista e kandidatëve që ka siguruar numrin më të madh të nënshkrimeve mbështetëse të deputetëve të grupeve respektive parlamentare të shumicës dhe opozitës parlamentare, përfshirë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të
secilit grupim. Në rast se dy apo më shumë lista sigurojnë numër të njëjtë nënshkrimesh mbështetëse, të gjitha kandidaturat e përfshira në këto lista futen në votim. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së sipas këtij neni zhvillohet në një ditë të
vetme. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 7 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve.