E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngecin punimet në ndërtimin e kompleksit “Adem Jashari”

Skënderaj, 22 gusht - Punimet në rrugët anësore të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të cilat këtë kompleks e lidhin me qytetin e Skenderajt, kanë ngecur tash e disa muaj. Në njërin aks të rrugës punimet kanë ngecur në përfundim të saj, vetëm 60-70 m. pa u kyç në magjistrale, ndërkaq në tjetrin, edhe pse punimet vetëm sa kanë filluar, aty nuk është bërë agjë, raporton KTV.  Ndërprerja e punimeve në aksin e parë, sipas punëkryerësit, është dashtë të bëhet për shkak të problemeve të pazgjidhura pronësore-juridike në metrat e fundit të trasesë se rrugës, por një gjë të tillë e kanë mohuar pronarët e pronave në atë pjesë të rrugës dhe autoritetet komunale. Në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi dhe atë Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, kanë deklaruar se nuk ka pengesa pronësore. “Gjeodetët tanë kanë dalë në terren dhe i kanë përcaktuar pikat kufizuese të pronave dhe punimet mund të vazhdojnë pasi aty kemi pronë të mjaftueshme publike”, kanë deklaruar drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, Halim Gecaj, dhe ai i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Hasan Shala. Sipas ekspertëve lokal gjerësia e pronës se komunës e cila lidhët me magjistralen është 13 m, dhe kjo mjafton. Në anën tjetër, përfaqësues i Kompanisë punëkryerëse, “ARBOTEC”, nga  Prishtina, Haki Hajdarit, ka thënë se punimet janë ndërpre për shkak se rruga  në këtë pjesë është projektuar të kalojë nëpër prona private.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›