Emrat e ish-pronareve qe duhet te dorezojne dosjet
Anilejda Shembitraku
Gazeta Albania publikon pjesen e fundit te listes me emrat e ish-pronareve qe jane perfitues te kompensimit ne baze te vendimeve te Keshillit te Ministrave. Keta persona duke filluar nga dita e hene mund te dorezojne dosjet e tyre me dokumentacionin e plote prane zyres se Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. te gjithe te interesuarit emrat e te cileve jane miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave duhet te pergatitin dosjet per dorezimin e tyre prane zyrave te Agjencise. AKKP-ja ka ngritur grupin e punes i cili do te kryeje pranimin dhe regjistrimin e kerkesave te subjekteve te interesuara. Te gjitha subjektet e interesuara do te paraqiten ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Aplikuesit kane detyrimin te paguajne tarifen e sherbimit ne vleren prej 2000 dy mije leke dhe gjithashtu te hapin ne emer dhe per llogari te tyre nje llogari bankare ne njeren nga bankat e nivelit te dyte. Subjektet perfituese kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme kane te drejte te riaplikojne. Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem.
19 Tetor 2010