E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci PS i ve kusht PD per kompromis Duam Piramiden Rozeta Rapushi

Opozita braktis Kuvendin duke i vene gjashte kushte kryeministrit Sali Berisha per zgjidhjen e ngercit politik. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha dje ne seance se opozita nuk mund te qendroje ne salle pa iu dhene pergjigje shume ceshtjeve shqetesuese kyce per zgjidhjen e ngercit politik dhe dialogun. Gjashte kushtet sipas Rucit jane Shpallni nul vendimin per dergimin ne Gjykate Kushtetuese per mandatin e deputetit socialist Ilir Beqaj anuloni vendimin per ndertimin e Parlamentit dhe ktheni pergjigje per oferten e opozites per transparencen e zgjedhjeve dhe reformen zgjedhore. Distancohuni nga aktet e dhunshme ndaj deputetes socialiste Ermonela Felaj dhe merrni masa per kercenimet qe Edi Paloka ka bere ndaj socialistit Sajmir Tahiri dhe se fundmi jepni pergjigje per dy vrasjet e bera ndaj te zgjedhurve socialiste renditi Ruci. Me keto fjale kreu i grupit socialist tha se opozita eshte ne pritje te reflektimit te kryeministrit dhe kthimit te nje pergjigjeje per to duke bojkotuar seancen e djeshme plenare. Ne replike me te ndonese ne mungese pasi opozita braktisi menjehere seancen e djeshme kryeministri Sali Berisha tha se shqiptaret sapo degjuan kryeministrin potencial per vitin 2025 duke ironizuar largimin e Rucit. Ky zoteria shtroi pyetjet dhe u largua. Por une dua te qartesoj se propozimi qe solli Rama ne tryeze po studiohet seriozisht dhe eshte studiuar dhe pse ai mbante daten 15 shtator. Megjithate nuk e shmanga per ta hedhur menjane si nje propozim te konsumuar te cilit i ishte kthyer pergjigje por e mora dhe po e studioj. Une kam besim ne kuadrin e ofertes qe ne beme qe te shtrijne hetimin deri dy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te qershorit te vitin 2013 per ti dhene gjithe kohen e duhur gjykatave tha Berisha. Sipas tij ne kete kerkese Rama kerkon te beje hetim te pakufizuar dhe ai eshte dakord ndaj sugjeron te fillohet me gjithe problematiken e komisionit hetimor per tu dhene kohe gjykatave per ta bere te pakufizuar kete hetim per te vendosur per rinumerimin e fleteve te votimit. E kam deklaruar dhe e deklaroj pranoj cdo vendim gjykate te Strasburgut te Gjykates Kushtetuese te te gjitha gjykatave te tjera te cilat do te marrin vendimin ne pavaresi te plote premtoi Berisha. Lidhur me ceshtjet e tjera qe Ruci ngriti ne Kuvend kryeministri tha se per mandatin e deputetit Beqaj ka nje votim elektronik me gjurme te pa ndryshueshme dhe spekulimi eshte shume i pandershem. Kane qene 70 vota per ta nisur ne Gjykaten Kushtetuese. Votuan 67 kunder 70 vota pro 2 abstenime dhe nje perfaqesues i PS me karte elektronike nuk ka votuar. Pse nuk ka votuar Po ku ta di une se cfare i tha mendja ne ate moment ai eshte deputet dhe ka te drejte te votoje te mos votoje tha ai. Per sa i perket vrasjeve Berisha i denoi si akte te shemtuara kriminale dhe premtoi se qeveria dhe te gjitha agjencite kane bere dhe do te bejne te gjitha perpjekjet per vendosjen para ligjit te krimineleve te ketyre akteve. Duke sqaruar se nuk eshte paraqitur dhe nuk ekziston dhe fakti me i vogel se Xhindi apo kryetari i komunes se Terthores kane pasur problem politik apo jane atakuar per probleme politik.

Kushtet e opozites per zgjidhjen e ngercit
Shpallni nul vendimin e Kuvendit ne seancen e 21 tetorit per te cuar ne Kushtetuese ceshtjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqaj.
Anuloni vendimin e marre per ndertimit te godines se re te Parlamentit dhe beni debat te gjere parlamentar me asistence te eksperteve te huaj per te.
Ktheni pergjigje per oferten e opozites per te bere reformen zgjedhore dhe me pas reformat e tjera te munguara ne Kuvend.
Distancohuni per aktin e dhunshem ndaj deputetes se re Ermonela Felaj.
Merrni masa per deputetin Edi Paloka qe kercenoi me jete Sajmir Tahirin.
Jepni pergjigje per dy vrasjet e te zgjedhurve te PS Fatmir Xhindi e Remzi Veseli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›