E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Prizren dhe Lipjan më 31 janar

Rivotimi në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit do të mbahen me 31 janar të vitit 2010. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor. Ndërsa për komunën e Gjilanit të martën fillon rinumërimi i votave.

Plani operacional për përsëritje të votimit në komunën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit, i hartuar nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dy javë më parë Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rekomanduar përsëritjen e votimit në Prizren, Lipjan dhe Gjilan.

Vendimi i KZAP ka ardhur pas shqyrtimit të 43 ankesave të bëra dhe konstatimit të shumë parregullsive gjatë zgjedhjeve në raundin e dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›