E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërci politik, KSHH: Palët të nisin sa më parë dialogun

TIRANë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) shprehu sot shqetësimin për situatën e rënduar politike në vend, duke ftuar pozitën dhe opozitën që të nisin sa më parë dialogun për zgjidhjen e saj. Në një deklaratë të shpëndarë sot për mediat nga KSHH, thuhet se “KSHH, si një nga organizatat që prej 20 vjetësh kontribuon për mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut është e bindur se ende nuk janë shterur rrugët dhe mjetet për zgjidhjen e ngërçit politik, për t’i hapur rrugën funksionimit normal të institucioneve kryesore të shtetit”.

Duke shprehur bindjen se vetëm dialogu konstruktiv dhe jo gjuha e urrejtjes do të japë rezultate konkrete, KSHH i fton palët t'a nisin atë sa më parë.
Në këtë kuadër, KSHH sugjeroi "zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjes politike midis pozitës dhe opozitës, duke theksuar se kjo kërkon vullnet politik reciprok, dialog konstruktiv, transparencë, mirëkuptim dhe ndalim të akuzave të ndërsjella, të cilat vetëm e rëndojnë situatën".

Në reagimin zyrtar, kjo organizatë përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë rezolutën e Asamblesë Parlamentare të BE-së, e cila rekomandoi ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›