E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, shoqërohen 2 persona, bllokuan rrugën gjatë protestës së PS

VLORë- Kreu i Konfederatës së Industrisë së Vlorës, Kujtim Myrto, së bashku me Sekretarin e PSD-së së Vlorës, Festim Cobon janë shoqeruar sot, pasi kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialiste.

Sipas policisë së Vlorës shoqërimi i këtyre dy personave është bërë pasi kanë bllokuar rrugën. Blutë e Vlorës, sqarojnë se të dy kanë kryer vepër penale me blokimin e rrugës.

Sipas informacioneve të policisë, personat e lartëpërmendur Myrto dhe Cobo, po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›