E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngërçi politik, sot në Tiranë ekspertët e BE

Bashkimi Evropian dërgon sot në Shqipëri pesë ekspertët e saj ligjorë, për të marr pjesë ne negociatat që do të zhvillohen mes dy partive politike për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërcin politik. Sipas njoftimeve zyrtare grupi i ekspertëve do të kryesohet nga , Jana Katarina Lolic Shindelkova, zv.shefja e kabinetit të Komsionerit Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fule.

Një tjetër ekspert do të jetë nga Komisioni i Venecias, një përfaqësues i Këshillit të Evropës dhe anëtarë të grupeve Parlamentare të këtij Këshilli, PPE dhe PSE. Grupi i ekspertëve do të merret më cështjen e hapjes së kutive dhe të arritjes së një marrëveshjeje për hetimin e zgjedhjeve. Ndërkohë që ekspertët do të njihen edhe me legjislacionin shqiptar, Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën.

Përfaqësuesit evropianë do të qëndrojën dy ditë në Shqipëri për të raportuar më pas në Bruskel për konstatimet e tyre në terren të qëndrimeve dhe situatës politike në Shqipëri, për të arritur më pas në një përfundim. Bëhet e ditur se ekspertët nuk do të marrin pjesë në negociata por do të njihen me terrenin politik për të dhënë më pas edhe këshillat, ndërkohë që gjithcka do të realizohet pa praninë e mediave për të mos rrezikuar rezultatin e tyre. Vetëm një ditë më parë kreu socialist Edi Rama është takuar me presidentin Bamir Topi, ku në qendër të takimit ka qenë pikërisht situata politike, por megjithatë detajet janë munduar të mbahen të fshehta nga të dy palët. Ndërkombëtarët i kanë lënë afat politikës shqiptare vetem dy javë për zgjidhjen e ngërcit.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›