E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje 2 vjecar tymos 40 cigare në ditë

LONDER-Ne Indonezi një bebe 2 vjecare tymos cigare si nje duhanxhi i vertete. Foshnja Ardi Rizal nga Musi Banyuasin e Indonezisë mund të tymosë deri në 40 cigare në ditë.

Tabloidi The Sun shkruan sot se 2 vjecari ka thithur cigaren e parë nga babai Muhammed në moshën 18 muajsh.

Tani ai është 2 vjec me një peshë të kënaqshme, por që edhe pse luan me lodrat si makina, arme lodra etj nuk ndan nga vetja cigaren. Madje, madje luan dhe bën rrathë tymin e cigares, që e pi si një duhanxhi i vërtetë.

Mamaja e tij, Diana 26 vjecare shprehet se në rast se fëmija i saj nuk pi cigare bëhet shumë agresiv. “është varur tërësisht nga cigarja, bërtet, qan, godet kokën në mur. Më thotë se ndjehet i sëmurë kur nuk e pi cigaren”.
Ardi tani tymos më shumë se një paketë dhe zakoni u kushton prindërve të tij 3. 78 paund në ditë
Zyrtarët që janë në dijeni për këtë rast, thonë se I kanë ofruar prindërve se do tu blejnë një makinë të re nëse bindin fëmijën mos pijë cigare.

Por, babai peshkatar, Mohammed, 30 vjec thotë “Mua më duket tepër i shëndetshëm, nuk shoh ndonjë problem në gjithë këtë."

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›