Bruksel, miratohen sot rekomandimet per heqjen e vizave
E ndërsa në Tiranë mbërrijnë ekspertët ligjorë për gjetjen e një kompromisi mes dy palëve, Shqipëria është sërish në qendër të axhendës për Brukselin. Kolegji i komisionerëve evropianë mblidhet sot për të miratuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Sipas njoftimit zyrtar, rekomandimet do të bëhen publike ditën e enjte nga Komisioneria evropiane për drejtësinë dhe punët e brendshme, Sesilia Malstrom. Megjithatë, kolegji do të rekomandojë heqjen e vizave, por gjithashtu pritet të përfshihen edhe disa kërkesa që duhen plotësuar. Komisionerët evropianë ka gjasa ti kërkojnë Shqipërisë dhe Bosnjes përmbushjen e tri kërkesave shtesë. Sipas draft rekomandimit, Komisioni Europian do ti kërkojë Shqipërisë forcimin e zbatimit të ligjit, dhe implementimin e kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Së dyti, zhvillimi i një strategjie për riintegrimin e emigrantëve të kthyer në Shqipëri, dhe së treti komisionerët do i kërkojnë Shqipërisë zbatimin më efektiv të ligjit të miratuar në 2009 për konfiskimin e pasurive kriminale.
Cështja e heqjes së vizave do të jetë edhe pjesë e axhendës së Samitit të Sarajevës, ndërkohë që më pas, kolegji i komisionerëve evropianë do ti dorëzojë miratimin e tij Parlamentit Evropian dhe më pas këshillit të ministrave të BE-së. Ka gjasa që Parlamenti Evropian të diskutojë cështjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën nga mezi i Shtatorit.
Anisa Braho < I mëparshmi