Nis punën qendra komunitare në Bashkinë Maliq

Nis punën qendra komunitare në bashkinë e Maliqit, e cila ofron shërbim për disa orë me radhë gjatë ditës për fëmijët me aftësi ndryshe, por edhe konsultime për prindërit e tyre. Drejtori i Kujdesit Social dhe Strehimit, Azem Nuhu e quan këtë qendër mjaft të rëndësishme dhe të dobishme për bashkinë e Maliqit pasi në të gjithë këtë territor janë të regjistruar në total 208 fëmijë me aftësi ndryshe dhe me probleme nga më të ndryshmet. Pranë qendrës komunitare aktualisht trajtohen 25 fëmijë, ndërsa kapaciteti shkon deri në 40 fëmijë
Qendra Komunitare në Bashkinë e Maliqit është e pajisur me të gjitha mjetet e duhura për zhvillimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, ndërkohë që në programin e kësaj qendre janë edhe një sërë aktivitetesh të përshtatshme për zhvillimin e këtyre fëmijëve
Mendohet që gjatë verës të organizohen edhe disa aktivitete në oborrin e qendrës për ata fëmijë të cilët mund ta përballojnëshoqërizimin me të tjerët.