E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lënda plasëse i këput gjymtyrët

14/06/2009  Ngjarja në një zonë të thellë, plagoset rëndë 45-vjeçari

E gjeti në shkurre, ndërsa i ka plasur në duar

Shpërthimi i një lënde plasëse është bërë shkak i një plagosje tejet të rëndë të gjymtyrëve të një shtetasi në zonën e Shkodrës. Sipas policisë shtetasi Mark K. ,45 vjeç lindur ne fshatin “Nenplep” Komuna Shosh dhe banues ne lagjen “Guerile”, te qytetit Shkodër është dëmtuar rëndë nga shpërthimi i një lëndë plasëse ,të cilën e kishte gjetur rastësisht. Shpërthimi i ka këputur njërën dorë shtetasit Koçeku,ndërkohë që i ka dëmtuar rëndë dhe dorën tjetër. Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së poliocisë së qarkut të Shkodrës ,rreth orës 06.00,në vendin e quajtur fshati “Nenplep” të Komunës Shosh të Dukagjint të Shkodrës është plagosur me lëndë plasëse eksploziv shtetasi Mark K. Pas kësaj ngjarje strukturat përkatëse hetimore policore u vunë në lëvizje për kqyrjen vendit te ngjarjes dhe marrjen në pyetje të të dëmtuarit. Sipas policisë i dëmtuari, shtetasi Mark K. ka sqaruar se kishte dalë nga shtëpia e tij dhe kishte shkuar tek rrjetat e vendosura për zënien e peshkut. Në breg të lumit në shkurre ka gjetur një lëndë plasëse , të cilën e ka marrë në dorë për ta parë se çfarë lënde eksplozive ishte. Vetëm pak sekonda ,pasi e ka marrë në dorë,lënda eksplozive i ka shpërthyer në duar, duke i shkaktuar plagë në njërën dore dhe duke i këputur dorën tjetër. Pas dëmtimit shtetasi Mark K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ,ku dhe ndodhet aktualisht i shtruar në repartin e reanimacionit të këtij spitali, jashtë rrezikut për jetën. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›