PS: Padi penale per INSTAT, manipuloi dhe falsifikoi te dhenat ekonomike
Partia Socialiste po studion mundesine e ngritjes se nje padie penale per INSTAT-in, pikerisht per manipulimin e shifrave dhe falsifikimin e vazhdueshem te te dhenave te ekonomise. Lajmi eshte bere i ditur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili theksoi se kjo perben nje krim dhe ky eshte nje krim qe mund te prodhoje pasoja te paparashikueshme ne planin e stabilitetit social. "Sipas ketij instituti shteteror, qe eshte bere mashe e pushtetit politik, ka disa muaj qe ushqimet jane shtrenjtuar 7-8 %, dhe ne i jemi referuar kesaj shifre, por nga thellimi ne kete aspekt, e verteta ne tregjet e pakices apo ne raportime te ndryshme te pavarura, si edhe kryqezimi i te dhenave tona, tregon se rritja e cmimeve te ushqimeve luhatet ne nivelet 15-30 %. Dhe kjo e ka renduar jashtezakonisht familjen shqiptare", deklaroi Rama. Sipas tij, po ky Institut i Statistikave te percudnuara per te mbeshtetur qeverine raporton per inflacion ne nivelin 4.4 %. Ai theksoi se "kjo nuk eshte e vertete, sepse grupe te ndryshme mallrash, zyrtarisht, kane nje peshe specifike ne shporte, shume me te vogel se sa ne realitetin e buxheteve familjare mujore". Kryetari i Partise Socialiste, vleresoi te pavertete qe energjia elektrike ze vetem 2.4 % te shpenzimeve mujore, sa per te sjelle nje rast ne listen e mallrave qe duke i pozicionuar teresisht gabim ne shifrat zyrtare, del pastaj edhe ajo shifer inflacioni e gabuar. "E verteta ne arkat e pageses se faturave te energjise eshte krejt tjeter, dhe fatura qe u vjen njerezve, se fundi ka shkuar deri ne 10% te shpenzimeve mujore. Ashtu sic nuk eshte e vertete qe ushqimet zene 37.2 % te shpenzimeve mujore, kur ne vete anketen zyrtare te matjes se standardit te jeteses, raportohet se ushqimet zene 55 % te buxhetit mujor", shprehu shqetesimin kryesocialisti gjate konferences se djeshme per shtyp.