E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Ardian Turkun ne krye te ministrise se Kultures

Ardian Turku

Tiranë, 10 mars, 12:02, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar sot propozimin e kryeministrit Sali Berisha për emërimin në krye të ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ardian Turku.

Kreu i shtetit është treguar i gatshëm ta firmosë menjëherë dekretin 6082, pa humbur kohë, pas skandalit seksual ku u përfshi ish-ministri Ylli Pango, i cili i kushtoi këtij të fundit edhe postin e ministrit.

Ardian Turku, ish-kryetar bashkie i zgjedhur nga Partia Demokratike në vitet 2003-2007, ka qenë më parë zëvendësrektor i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” ndërsa më tej u mor me biznesin e duraluminit deri në vitin 2003 kur kandidoi dhe fitoi për postin e kryebashkiakut të Elbasanit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›