E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Plaga e Gerdecit mbyllet vec me drejtesi dhe zbardhjen e te vertetes

Kryesocialisti Edi Rama

Aleatet e PS organizohen per protesten e 15 marsit

Tiranë, 9 mars, 12:05, NOA – Aleatët e majtë, ata përkrah Partisë Socialiste, gjatë një takimi, kanë vlerësuar mbështetjen e tyre ndaj protestës qytetare që kjo parti ka parashikuar të zhvillojë ditën e 15 marsit, në përkujtim të një-vjetorit të tragjedisë së madhe të Gërdecit.

“15 marsi është dita për t’u bashkuar në nderim të viktimave të Gërdecit. Dita për t’u bashkuar në emër të mbrojtjes së të ardhmes”, është shprehur kryesocialisti Edi Rama.

Sipas tij, në datën 15 mars Shqipërisë i rikthehet një plagë, e cila mund të mbyllet vetëm kur të zbardhet e vërteta mbi ngjarjen e rëndë dhe kur të vendoset drejtësia”, shtoi ai.

Ndërkaq, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, theksoi se politika shqiptare të reflektojë seriozisht për tragjedinë dhe viktimat e Gërdecit. Ai shprehu mbështetjen që partia e tij jep në këtë protestë qytetare masive.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe kreu i G99-ës, Erjon Veliaj, i cili gjithashtu shprehu në emër të partisë që drejton, mbështetjen për protestën e organizuar nga Partia Socialiste në 15 mars, në nderim të viktimave të Gërdecit.

Nga ana tjetër, mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka përgatitur një protestë tjetër për 15 marsin, e cila nuk do të jetë ajo e aleatëve të së majtës, që i bashkohen thirrjes së PS-së për të dalë në protestë në 15 mars.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›