E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarjet qe "krijuan" vitin 2010

Te gjitha ndodhite apo bemat, qe e shnderrojne ne te paharrueshem vitin qe po leme pas

Nese edhe viti qe vjen do te jete i mbushur me kaq shume lajme nga bota e spektaklit, atehere per gazetaret roze do te kete me siguri shume pune. Shtatzeni pafund, telenovela sherresh, dashuri te reja ne horizont, kulme suksesesh e natyrisht nuk mund te mungonin as zhgenjimet apo hidherimet e ndarjeve nga jeta. Nuk ka nevoje t'i therrisni kujteses pasi keto dite pushimesh duhet te shijoni relaksim, keshtu qe kete arsenal ngjarjesh mediatike (te cilave deri tani u eshte zbuluar vetem maja e ajsbergut), ua kemi renditur ne me poshte. Besojme se mes rreshtave secili mund te gjeje personazhin e tij te preferuar ne boten e show-biznesit...
F. Shahaj

Shtatzeni, shtatzeni dhe vetem shtatzeni
A mund te kete lajm me te bukur se nje krijese e re qe vjen ne jete, duke shtuar gezimin e prinderve te tij?! Natyrisht qe jo. Bukuroshet dhe ikonat e ekranit, shume prej te cilave kete vit veshen fustanin e bardhe per t'u thene "po" ne altar partnereve te tyre, vitin 2010 e kane skalitur ne mendjet e tyre pergjithmone. Nese Xhemi Shehu, Elsa Lila, Alketa Vejsiu, Ledina Celo, Gerta Heta, presin te behen nena se shpejti, Teuta Krasniqi-bashkeshortja e kengetarit Blero dhe Arta Bajrami, kete fundvit e festojne me foshnjat e tyre te para ne krah, qe sic u pelqen t'i cilesojne ato, jane "princesha". I bardhe ka qene ky vit edhe per prezantuesen e dashur televizive Amarda Toska dhe modelen Valbona Coba, te cilat kane kurorezuar ne martese marredheniet e tyre dashurore.

Kur plas sherri dhe grushtet...
Eh, me i fundit ishte ai mes kengetares Dafina Zeqiri dhe modeles Xhulie Nura, te cilat u rrahen per te dashurin e Duffy-t, Krenarin; por nuk mund te mos permendet rrahja spektakolare mes Rezarta Shkurtes dhe Rozana Radit, apo saga e gjate e mosmarreveshjeve qe shpesh kane degjeneruar ne konflikte fizike apo edhe me arme, mes dy repereve te njohur, Noizy dhe Stresi. Rezi dhe Rozi jane aktualisht ne nje proces hetimor, pasi te dyja vajzat pretendojne fajesine e njera-tjetres. E para thote qe Rozi e ka fyer dhe rrjedhimisht kjo ka cuar ne perleshje fizike me grushte e shkelma, ndersa Rozi qe perfundoi me njerin sy te nxire, nga ana e saj pretendon se pasi ka takuar rreth mesnates ciftin Rezarta Shkurta-Ermal Hoxha, keta te dy kane nisur te ushtrojne dhune mbi te, krejt papritur. Hajde e merre vesh c'ka ndodhur, mbetet ta zgjidhe drejtesia...

Telenovela Seldi-Sinani
Ne mos me kenge, Sinan Hoxha ka qene padyshim nje nga protagonistet kryesore te ketij viti. Sebep i tymnajes mediatike u be Domenika e "Big Brother", e cila pasi jetoi nje histori te shkurter dashurie me Seldin, gjithashtu pjesemarres ne "Big Brother", u kujtua te thote se ai eshte gay. Por, jo vetem kaq, i dashuri i tij ishte kengetari Sinan Hoxha... Fotot lart e poshte me njeri-tjetrin nuk mjaftuan per te vertetuar ate qe donte te nxiste ne shtyp Domenika, edhe pse shume persona publike vendosen te shpreheshin pro ose kunder ceshtjes, ne varesi te miqesise me te perfolurit e kesaj historie. Per t'i vene kapakun ceshtjes, Sinani dhe Seldi bene se bashku nje duet qe titullohet "Adrenalina". Te dy pretendojne se kenga qe u shnderrua shpejt ne hit, nuk i eshte kushtuar Domenikes, ndersa Seldi, (tani me i famshem), i pyetur per te, tha: "Kush eshte Domenika"?!

Agron Llakaj iken nga "Portokallia"
"Krisja" e pare serioze qe u krijuar ne show-kabaretin "Portokalli" ishte krijimi i spektaklit rival te humorit "Apartamenti 2XL", nga aktoret Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Sikur te mos mjaftonte kjo, ndodhi ajo qe nuk e kishte menduar kush, vete shtylla kryesore e "Portokallise", Agron Llakaj, u largua nga ky show, per te drejtuar tanime game-show-n e famshem ne bote "Kush do te behet milioner", qe nis te shfaqet ne tv Klan nga janari. Llakaj, ne nje interviste per "KJ" eshte shprehur se kishte ardhur koha qe ai te pesonte nje ndryshim profesional, ndaj largimi nga "Portokallia" ishte i paramenduar. Jeni ju ata qe mund te thoni se c'ndryshim ka pesuar tanime "Portokallia", nderkohe qe Agronin do ta shihni perballe karriges se nxehte te konkurrenteve ne tv Klan.

Aurela Gace thyen cdo rekord ne "Youtube", fiton edhe festivalin e RTSH-se
Kengetarja labe nuk ka per ta harruar 2010-en. Jo vetem qe shenoi rekorde te reja permes klikimeve te kenges se saj "Origjinale", realizuar ne bashkepunim me Dr. Florin dhe Marselin, por trofeu i cmimit te pare ne Festivalin e Kenges ne RTSH, e con ate ne skenen gjermane te "Eurosong" 2011. Ne kengen "Origjinale", qe u klikua te pakten 200 mije here qe 10-diteshin e pare te publikimit, Aurela pershkruhet si nje artiste origjinale dhe gjigante ne skene, ndersa ne kengen fituese te festivalit te RTSH-se, ajo i kendon dashurise se saj te madhe, pikerisht kenges. Aurela eshte shprehur per "KJ" se bashke me gezimin, ndjen shume pergjegjesi per perfaqesimin e Shqiperise ne Festivalin Europian, edhe pse ne kemi besimin se paraqitja e saj do te jete mese dinjitoze.

Argjentina Ramosaj, talenti i ri ben "boom"
Mbesa e kengetares Alberie Hadergjonaj, Argjentina, edhe pse jeton larg Shqiperise, arriti te behet nje nga zerat e rinj me te famshem ne vendin tone. Bukuroshja qe jeton ne Holande, edhe pse ka realizuar vetem kater kenge deri me tani, "Shpirt i mbytur", "Jeta vazhdon", "Tip" dhe "Engjejt qajne", ka rrembyer vemendjen e shume fansave, jo vetem permes muzikes, por edhe permes fotove super te kuruara qe ofron kohe pas kohe, si dhe permes intervistave interesante qe serviren ne shtyp. Mund te themi pa hezitim se "Argjentina eshte personazhi i vitit", ne mesin e artisteve te rinj. Me kengen "Engjejt qajne", ajo mori cmimin "Magjia e Pare" ne Festivalin "Kenga Magjike". Argjentina studion per grafike dhe dizajn ne Holande, ndersa ushtron edhe fotografine, nje nga pasionet e saj.

Genta Ismajli, Alban Skenderaj & Miriam Cani, me te zhgenjyerit e ketij viti
Pasi shprehu zhgenjimin e saj per vendimin e jurise ne show-n "Dancing with the stars" ku u rendit ne vendin e dyte, Genta Ismajli tha se synonte te perfaqesonte Zvicren ne Festivalin Europian. Kenga e saj "This is my night", nuk arriti te kualifikohej, pasi juria vendosi se perfaqesuese ne "Eurosong" duhet te jete kengetarja e re Ilira Gashi, me kengen "Home". Po keshtu, edhe cifti simpatik Alban Skenderaj & Miriam Cani, dolen te pakenaqur nga finalja e Festivalit te Kenges ne RTSH, ku u vleresuan me cmimin e dyte. Albani eshte shprehur se vec kenges, per te cilen ata kishin punuar shume, prezantimi i tyre ne Gjermani, ku ai jeton prej vitesh, ndersa Miriami prej 20 vitesh, do te kishte "ngritur" piket e pjesemarrjes sone. "Ende na dhemb ky vendim", ka thene Albani.

Nik Xhelilaj, nder 10 me te talentuarit e Europes
Aktori i ri shqiptar eshte renditur ne 10-shen e aktoreve te rinj me te talentuar ne Europe. Vleresimi eshte kryer nga juria e "Shooting Stars- European Film Promotion", i cili eshte rrjeti i vetem nderkombetar qe organizon promocion dhe marketim te Kinematografise Evropiane ne mbare boten, duke nisur qe nga viti 1998. Nik Xhelilaj mori fame fale interpretimit te tij ne filmin "Trishtimi i zonjes Shnajder", ndersa me pas atij iu rriten piket me filmat "Gjalle" dhe "Shqiptari". Gjate diteve te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Berlin (10-20 Shkurt 2011), mes aktoreve te tjere do te celebrohet dhe nderohet me cmim edhe aktori perfaqesues i Shqiperise, Nik Xhelilaj, per te vazhduar me pas me nje tur ne disa nga Festivalet me te rendesishme nderkombetare ne mbare botes, si Sundance, Rome, Cannes etj.

Shuhen njerez te medhenj
Mes shume e shume ngjarjesh te tjera te spikatura, viti 2010 do te mbahet mend edhe sepse disa personazhe te njohur dhe mjaft perfaqesues te artit dhe sportit shqiptar jane ndare nga jeta, duke lene pas dhimbje e trishtim, jo vetem per familjaret dhe miqte e tyre, por edhe per publikun e gjere. Aktori i njohur Bekim Fehmiu qe njihet si "Odisea", po ashtu aktoret e nderuar qe mbahen mend per shume role ne skene e teater, Agim Qirjaqi, Llazi Serbo, Bep Shiroka, Esma Agolli, apo edhe futbollisti me fame nderkombetare, Panajot Pano, kane mbyllur syte, per te lene te flasin tanime veprat e tyre. Te aferm, miq, kolege dhe artdashes, kane kryer per ta nderimet e fundit, duke e bere te paharrueshem kujtimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›